Arkiv-Lajme

Reagon ambasada britanike: Crown Agents përflitet pa të drejtë nga PD

Postuar në 04 Nëntor, 2013 14:00

Pasi ka dëgjuar në heshtje për disa ditë akuzat e ngritura nga opozita e djathtë ndaj kompanisë “Crown Agents”, sot ka reaguar ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, duke i cilësuar ato krejtësisht të pabaza dhe.

Arsenali kimik sirian dhe Qafëmolla “si Gërdeci para shpërthimit”

Postuar në 04 Nëntor, 2013 12:32

“Si të shohësh Gërdecin para shpërthimit”. Ky koment i njëri prej vizitorëve shoqëron reportazhin e botuar tek Shqip-i i sotëm, nga Gjergj Erebara. Autori ka vizituar zonën ushtarake të Qafëmollës, pas malit të Dajtit, aty ku thuhet se mund të kryhet asgjërimi i arsenalit kimik sirian. “Atje nuk ka asnjë roje. Kur them asnjë, do të thotë asnjë, zero. Te kulla e kontrollit në hyrje të bazës ku dikur kishte ushtarë të armatosur, tashmë ka vetëm një grafit elektoral ku shkruhet Sala 1. Trau i postbllokut është ndryshkur.

N.Y Post zbulon komunistin tek kandidati demokrat për bashkinë e Nju Jorkut

Postuar në 04 Nëntor, 2013 11:29

Bill de Blasio është kandidati demokrat që ndodhet në krye të garës për bashkinë e Nju Jorkut, sipas sondazheve. Votimet bëhen nesër, ndërkohë që gazeta New York Post gërmoi dhe gjeti se De Blasio ka kryer në udhëtim në Bashkimin Sovjetik kur ishte student, në vitin e largët 1983. Gazeta konservatore ndërton një histori të tërë “komuniste” të De Blasios, si qenia e tij pro lëvizjes sandiniste në Nikaragua në vitet 80-të, apo muaji i mjaltit në Kubë, me shpresë se ky profil do ndikojë në garën bashkiake.

Zgjedhjet lokale në Kosovë. Mbretëron balotazhi

Postuar në 04 Nëntor, 2013 09:48

Rënie të ndjeshme të partisë në pushtet, PDK e Hashim Thaçit, por edhe të lëvizjes Vetëvendosje kanë shënuar zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë, ndërkohë që në Mitrovicë janë shënuar incidente deri në bllokim të procesit të votimit. Gjithsesi, dy partitë më të mëdha, PDK në pozitë dhe LDK opozitare kanë shpallur fitoren në nivel vendi, ndërkohë që rezultatet e plota paraprake ende nuk janë shpallur nga KQZ. Ajo që ka publikuar rezultatett paraprake është shoqata Demokracia në Veprim, sipas të cilës LDK ka shënuar ngritje me numrin e votave në nivel vendi.

Nishani-Papulias. Ne ligjin e luftës, ata minoritetin, të dy kufirin detar

Postuar në 04 Nëntor, 2013 08:42

Takimi dhe biseda dyorëshe mes dy presidentëve, Bujar Nishani dhe Karolos Papulias, u kurorëzua me një konferencë shtypi ku palët sqaruan pikat e bisedës, por nuk pranuan pyetje nga gazetarët e pranishëm. Siç mund të pritej, presidenti grek theksoi nevojën për respektimin e të drejtave të minoritetit grek dhe tha se si ky minoritet, ashtu dhe komuniteti i emigrantëve shqiptare në Greqia janë urë lidhëse mes dy vendeve. Nishani kërkoi edhe njëherë heqjen e ligjit të luftës nga parlamenti fqinj, pasi bie ndesh edhe me Traktatin dypalësh të Miqësisë.

Koleksioni fantastik i artit që vodhën nazistët, gjendet 70 vjet më pas

Postuar në 04 Nëntor, 2013 07:58

Një burrë me emrin Cornelius Gurlitt, biri i Hildebrandt Gurlitt, tregtarit gjerman të veprave të artit i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte si detyrë grumbullimin e veprave të quajtura “të degjeneruara” nga nazistët, nuk kishe regjistruar asnjë ditë pune në jetën e tij, dhe as ishte regjistruar ndonjëherë në institucionet e jetës publike (tatim-taksa etj).

Socialisti Filo kryebashkiak, nuk ka surpriza në Korçë

Postuar në 04 Nëntor, 2013 06:31

Nuk ka surpriza në zgjedhjet për bashkinë e Korçës. Me 15953 vota ndaj 5283 të rivalit të tij Stratobërdha, Sotiraq Filo kandidat i PS është kryebashkiaku i ri i Korçës. Filo ka fituar me një epërsi të thellë në garën e “dy Sotiraqëve”, plot 10670 vota më shumë se kandidati i Partisë Demokratike. Zëvendës i ish kryebashkiakut Niko Peleshi, tashmë zv.kryeministër, Filo ishte pretendent i pritshëm për fitues, edhe në inercinë e suksesit electoral të së majtës më 23 qershor.

Bllokohet pallati “fatal” i Ujit të Ftohtë. Avokati Haxhia: Banorët kanë blerë pronë të ligjshme

Postuar në 04 Nëntor, 2013 05:05

Pallati i bujës së madhe në Ujë të Ftohtë të Vlorës, (kompleksi “Jon” i mbiquajtur Pallati i Lul Bashës, ndërsa në fakt ndërtues është vjehrri i tij) bujë që ka nisur që gjatë fushatës elektorale, është rrethuar me shirit pasditen e djeshme nga INUK, ndërsa Policia e Rendit e ka marrë në ruajtje, duke mos lejuar të hyjë brenda godinës asnjë banor i saj.

Moisiu: I kemi kapacitetet për armët kimike siriane

Postuar në 04 Nëntor, 2013 04:01

Ndërkohë që Aleanca Kundër Importit të Plehrave i kërkon shpjegime qeverisë për këtë çështje, ish presidenti Alfred Moisiu, edhe në “kostumin” e ish ushtarakut të lartë, deklaron se Shqipëria e ka eksperiencën e duhur për shkatërrimin e armëve kimike. Në një intervistë për GSH, Moisiu ka komentuar mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, duke e ilustruar këtë me asgjësimin e 16 tonëve armë kimike luftarake shqiptare në vitet 2007-08, në një proces ku kanë ndihmuar edhe Shtetet e Bashkuara.

Papulias takon Nishanin, shoqata çame protestë, shoferët edhe njëherë në trafik

Postuar në 04 Nëntor, 2013 03:36

Pas dy takimeve “të brendshme” ditën e djeshme, me kreun e PBDNJ-së Vengjel Dule dhe kryepeshkopin ortodoks Janullatos, presidenti i Republikës së Greqisë Karolos Papulias nisi sot takimet me përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Sot presidenti i Republikës Nishani ka pritur homologun e tij grek me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në presidencë. Paralelisht me vizitën që mbahej në Presidencën shqiptare, Shoqata “Çamëria” ka mbajtur një protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, tek zona e Piramidës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme