Socialisti Filo kryebashkiak, nuk ka surpriza në Korçë

Postuar në 04 Nëntor, 2013 06:31

Nuk ka surpriza në zgjedhjet për bashkinë e Korçës. Me 15953 vota ndaj 5283 të rivalit të tij Stratobërdha, Sotiraq Filo kandidat i PS është kryebashkiaku i ri i Korçës. Filo ka fituar me një epërsi të thellë në garën e “dy Sotiraqëve”, plot 10670 vota më shumë se kandidati i Partisë Demokratike. Zëvendës i ish kryebashkiakut Niko Peleshi, tashmë zv.kryeministër, Filo ishte pretendent i pritshëm për fitues, edhe në inercinë e suksesit electoral të së majtës më 23 qershor. Për më tepër, edhe Fryma e Re Demokratike shpalli bashkëpunimin me PS në këtë bashki, pasi kandidatja e FRD-së Zeneli u përjashtua nga garimi pas një ankimimi në KQZ nga dega e PD-së Korçë.  
KQZ e ka vlerësuar procesin e votimit të qetë dhe normal. Deputetë të djathtë që kanë vëzhguar nga afër këtë proces shprehen se qytetarët korçarë dëshmojnë standardin demokratik në zgjedhjet shqiptare. Shtabi elektoral i Partisë Demokratike në Korçë ka akuzuar kandidatin e PS-së, Sotiraq Filo se ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor duke u bërë presion votuesve.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ka &nbsp;ardhur koha qe PD-ja ndershmerisht te pranoje qe nuk ben per kete popull.. Nje pjese te kaloje ne LSI dhe nje pjese te lere politiken.. Nuk ka me kuptim te degjojme per rezultate 75% - 25 % apo 80% - 20% per PS-ne..! Me keq se ne Bjellorusine e Llukashenkos..!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.