Arkiv-Lajme
Historia e aferës NSA dhe Kancelarja Merkel
Kancelarja Merkel ka qenë e kujdesshme në lidhje me mbikëqyrjen, por pastaj, “kur u bë, sipas një fjale popullore, baltë fare”, dhe qe përgjuar edhe celulari i saj, u zemërua shumë, shkruan DW.
Berisha i ripërmend te Lojërat e Fatit. Vëllezërit Shyti: Saliu po i “flet” Gjykatës së Lartë
“Aksioni kishte qëllim ti hapte rrugë vëllaçkos të Hakmarrjes për Drejtësi që po fut në Shqipëri qindra kompjutera”,- tha dje në Kuvend Berisha, në replikat me Ramën mbi aksionin kundër Lojërave të Fatit - sipas “Shqiptarja.com”. E përditshmja Panorama citon ndërkohë një postim të Berishës ku ai shkruan: “Pas përfundimit me sukses të operacionit të lojrave të fatit, në të cilat Olsi me “Hakmarrjen për Drejtësi” pritet së shpejti të vendosë monopolin vllazëror, ai po studjon fusha të tjera ndërmjetësimi”.
Mersila Doda, unanimisht kryetare e Aleancës së Grave Deputete, por, si duket, nuk është dakord Topalli!
Organizuar dje nga prezenca e OSBE-së në Tiranë u bë konstituimi i grupimit të grave parlamentare “Aleanca e Grave Deputete”. Gratë deputete të PS, PD dhe LSI zgjodhën unanimisht zonjën Mesila Doda kryetare te këtij grupimi parlamentar. Këtë takim e përshëndeti dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, si dhe përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri, të cilët e mbështetën këtë nisëm shumë pozitive të një strukture e cila nuk ka qenë aktive gjatë këtyre viteve.
Deklaratë e ministrit Panariti: Nuk ka dhe nuk ka patur asnjëherë kontroll shtetëror për mbetjet në produktet bimore…
Dy ditë më parë autoritetet malazeze, bllokuan një kamion shqiptar me rreth 760 kilogramë kastravecë, pasi kjo sasi, nga kontrollet shkencore, rezultoi me përmbajtje më i lartë se normat e lejuara të pesticidit “Spiroxamine”. Lidhur me këtë gazeta DITA ka kontaktuar dje ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti dhe përgjigja e tij ka lënë gojëhapur gazetarin që e intervistonte duke i thënë se nuk ka kurrëfarë kontrolli shtetëror për mbetjet në produktet bimore. Madje nuk ka pasur ansjëherë shteti shqiptar “ngenë” për t’u marrë me këtë çështje (!).
Martohet për herë të tretë Berluskoni, por ngjarja mbahet sekret...edhe se nusja është lesbike!!
Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, 77 vjeç i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me 28-vjeçaren Francesca Pascale. Ceremonia martesore ka qenë tepër private dhe është zhvilluar në mënyrë të fshehtë. Burime të brendshme, treguan se ceremonia u zhvillua në një kishë private pranë vilës së tij luksoze në Milano, para tri javësh.
Shqiptarët, historikisht të interesuar për gjuhët e huaja
Në një studim të përkthyesit Armand Plaka, të botuar në DITA, thuhet se shqiptarët vazhdimisht kanë shfaqur e vijojnë të shfaqin interes të veçantë për mësimin e gjuhëve të huaja. Studimi shtrihet tej në kohë: në periudhën e Rilindjes, në vitet ’20-’30 të shekullit të kaluar, në vitet e diktaturës dhe sot, duke dhënë trend-et dhe tendencat gjithnjë në rritje për mësimin e gjuhës së huaj nga shqiptarët.
Dera hapur edhe për një lëvizje të tretë! Kadeli: S’kam asgjë me Ramën, largimi im nga PS, një keqkuptim
I ftuar ne emisionin Top-Story të Sokol Ballës, Gjovalin Kadeli, ish deputet i PD-së, tani i LSI-së, ka shpjeguar mbrëmë arsyet që motivuan këtë kalim.
Tronditëse: Miliarada lekë shpenzime pa faturë në Albpetrol dhe koncesionarët e kromit, shteti asnjë qindarkë në buxhet!
Lajmin, se si kompanitë koncesionare po shfrytëzojnë pasuritë natyrore duke paguar shifra minimale dhe abuzimet në sektorin e naftës, e bën të ditur Top Chanel , i cili jep fakte se mbi përmasat e skandalit që arrin deri në 12 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, çka tregon se shteti nuk i ka kontrolluar asnjëherë koncesionarët edhe pse ky është një nga kushtet më të forta ligjore.
Zgjedhjet vendore në Kosovë: Nesër, heshtje zgjedhore në të gjithë territorin kosovar
Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore për kryetarë komunash në Kosovë, ndërsa nesër, sipas kodit zgjedhor, do të respektohet heshtja zgjedhore në të gjithë territorin e shtetit kosovar.
“Nga hatëri i borzilokut pi ujë dhe vazua”: Punëtorët e Lazaratit, në spital, “të droguar” dhe të intoksikuar
Burime nga spitali rajonal “Omer Nishani” i Gjirokastrës bëjnë me dije se 10-12 pacientë në 24 orë paraqiten në repartin e urgjencës për të marrë ndihmë mjekësore. Ata janë punëtorë të hashashit, të cilët intoksikohen nga mbledhja dhe përpunimi i lëndës narkotike në Lazaratit. Lajmin e jep Gazeta Shqiptare. Sipas kësaj gazete, pacientët e sëmurë nga droga paraqiten me simptoma të ndryshme si të vjella, gjendje të fikti dhe alergji në lëkurë. Edhe pse të rezervuar në informacion, burimet sqarojnë se pacientët janë kryesisht femra të moshave 17-35 vjeç.