Berisha i ripërmend te Lojërat e Fatit. Vëllezërit Shyti: Saliu po i “flet” Gjykatës së Lartë

Postuar në 01 Nëntor, 2013 08:15

Aksioni kishte qëllim ti hapte rrugë vëllaçkos të Hakmarrjes për Drejtësi që po fut në Shqipëri qindra kompjutera”,- tha dje në Kuvend Berisha, në replikat me Ramën mbi aksionin kundër Lojërave të Fatit - sipas “Shqiptarja.com”. E përditshmja Panorama citon ndërkohë një postim të Berishës ku ai shkruan: “Pas përfundimit me sukses të operacionit të lojrave të fatit, në të cilat Olsi me “Hakmarrjen për Drejtësi” pritet së shpejti të vendosë monopolin vllazëror, ai po studjon fusha të tjera ndërmjetësimi”.
Faqja online e DITA sjell ndërkohë një përgjigje të atyre që Berisha i përmend kohë pas kohe prej dy dekadash si “Hakmarrja për Drejtësi”, vëllezërit Leart e Orik Shyti: “Gjatë këtij viti Sali Berisha e ka përdorur gjithnjë e më shpesh krijesën e tij 17-vjeçare, Hakmarrjen për Drejtësi” – thuhet në një reagim të tyre. Dhe më tej lexon:

Saliu po e përdor “Hakmarrjen” edhe pas fushatës elektorale. E përdori dje në Kuvend, si replikë me Kryeministrin për mbylljen e lojërave të fatit. Nga titujt e shtypit lihej të kuptohej se me ato fjalë ka dashur të thotë se lojërat e fatit qenkan mbyllur për t’ia dhënë monopolin e tyre “Hakmarrjes”. Nuk po e harxhomë kohën të përgënjeshtrojmë shpifjen e radhës, por duam të qartësojmë opinionin përse Saliu po na përdor edhe pas fushatës. Sepse ai shpreson që, edhe pas humbjes së pushtetin ekzekutiv, gjyqtarë të veçantë në Gjykatën e Lartë do vazhdojnë t’i shërbejnë. Me shpifjet e reja përpiqet t’i motivojë për ta shtyrë dhënien e vendimit për ne sa më shumë në kohë…”

Gjykata e Lartë pritet të marrë një vendim mbi këtë çështje të mbartur në vite. Në nëntor 2011 Gjykata Kushtetuese ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dosjen e organizatës “Hakmarrje për Drejtësi”. Sipas Gjykatës Kushtetueses, është shkelur ligji dhe është penguar një proces i drejtë ligjor. Një vendim pafajësie i Gjykatës së Lartë mund ti rikthente në Shqipëri, të akuzuarit e hershëm prej Berishës, gjë që me sa duket Berisha dëshiron ta shmangë me çdo mënyrë. Re.Pu.

 

Panorama:

http://www.panorama.com.al/2013/10/28/berisha-akuza-vellait-...

Dita:

http://gazetadita.al/leart-e-orik-shyti-sali-berisha-dhe-ars...

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Nuk i njoh kete Shytet, por i kam lexuar ne faqet on line ne shume raste . Pergjigjet e tyre jane dinjitoze dhe dinjitet nuk mund te reflektojne njerezit e pandershem. Kam lexuar vendimin e gjykate se larte te zvicres, ne gjermanisht dhe ajo gjykate nuk kishte pike dyshimi se keta jane njerez te pafajshem.</p><p>Megjitheketo bindja e tyre se ne Gjykaten e Larte nuk kane mbetur besnik te Sali Berishes dhe djalit te tij e kane te gabuar. Uroj qe&nbsp; ceshtjen te mos e kete Toma.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Sikur te ishte me te vertete nje Hakmarrje per Drejtesi qe te hiqte qafe Berishen nuk do ishte aspak keq.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.