Dera hapur edhe për një lëvizje të tretë! Kadeli: S’kam asgjë me Ramën, largimi im nga PS, një keqkuptim

Postuar në 01 Nëntor, 2013 04:57

 I ftuar ne emisionin Top-Story të Sokol Ballës, Gjovalin Kadeli, ish deputet i PD-së, tani i LSI-së, ka shpjeguar mbrëmë arsyet që motivuan këtë kalim. I vënë përballë moderatorit Sokol Balla, gazetarëve Mustafa Nano, Aleksandër Çipa dhe Arjan Vasjari, Kadeli më tepër ka bërë një lojë fjalësh jo “jashtë shtëpisë, por brenda shtëpisë”, jo “gjeneza ime është në Lezhë”, jo “miqtë e shokët prej 20 vjetësh më donin deputet”, jo “më votuan mua dhe jo partinë”, jo “marrëveshja ishte personale me Berishën”, jo “Ramën e kam shok, por jemi keqkuptuar” etj., se sa të bindë auditorin dhe publikun...Dhe në fund fare ai ka thënë: “Nuk kam asgjë personale me Ramën sot, kam patur një keqkuptim që unë jam ndierë i përjashtuar, jam ndierë për një përjashtim të padrejtë në gjykimin tim në atë kohë, ndërsa sot s’kam gjë me Ramën, është lideri i së majtës dhe kryeministër i Shqipërisë, gjë për të cilën luftova 8 vjet dhe qëndrova 20 ditë në grevë urie, kështu që sot s’kam asgjë me këtë çështje, e rëndësishme është që qeverisja t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë”.

Mos LSI është paradhomë për një lëvizje tjetër të zotit Kadeli!!!

Zh.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Njërz të tillë janë pa shtyllë kurizore dhe nuk ja vlenë të diskutohet dhe mendojë se është një minus për TOP STORIN&nbsp;</p>

Submitted by Lani (not verified) on

<p>Sokol, pse merresh me funderrina te &quot;politikes&quot; si ky Kadeli???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.