Arkiv-Lajme
Zaloshnja në NEWS24: Rreth 5000 vota epërsi e Filos ndaj Stratobërdhës në Korçë
I ftuar në studion e NEWS24, Eduard Zaloshnja bëri një parashikim të rezultatit të zgjedhjeve të sotme në Bashkinë e Korçës, bazuar në shifrën e pjesëmarrjes dhe në të dhënat e një sondazhi telefonik të zhvilluar prej tij para një muaji. Sipas Zaloshnjës, kandidati socialist Sotiraq Filo do të ketë një epërsi ndaj kandidatit demokrat Sotiraq Stratobërdha prej rreth 5000 votash (plus-minus disa qindra).
Pallati i vjehrrit të Bashës... do të shembet!
Nëse kishte ndonjë dyshim se pallati i shumë-përfolur i vjehrrit të Kryetarit të PD-së do të tolerohej, ka qenë i pabazë.INUK-u ka vendosur që të shembë pallatin në Ujë të Ftohtë.
në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë
Ekspertët dhe drejtuesit e INUK-ut bënë matjet e fundit ditën e sotme dhe spastruan zonën përreth, duke bërë gati përgatitjet për shembjen e pallatit, që peitet të ndodhë javët në vijim. Kryeinspektori i INUK-ut, Zyhdi Dajti, ka konfirmuar për mediat se pallati është në listën e 190 objekteve që do të prishen. A1 raporton se ai po mobilohet me shpejtësi.
Mbyllen zgjedhjet në Korçë.Asnjë interes nga mediat për exit-polls.
Në orën 18.00 janë mbyllur votimet në qytetin e Korçës, dhe sipas burimeve nga KZZ nga 72 mijë votues për zgjedhjet e parakohshme për bashkinë, nuk kanë votuar më tepër se 22 mijë votues, ose diçka më shumë se minus 10 mijë votues se në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Pavarësisht se palët i kanë bërë thirrje elektoratit të vet të marrin pjesë në votime, pjesëmarrja ka qenë e vakët.
Zgjedhjet në Kosovë, serbët sillen me autobusë nga Serbia për të votuar
P { margin-bottom: 0.08in; }
Sipas agjencisë Kosovapress në zgjedhjet lokale që zhvillohen sot në Kosovë deri në orën 15:00 kanë votuar 31.96% e qytetarëve, apo 568 mijë e 709 votues, për 38 komuna. Kështu është shtuar numri i votuesve krahasuar me atë të zgjedhjeve të vitit 2009, deri në këtë orë.
Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, ka pranuar se mund të ketë qytetarë të vdekur në listat votuese por bëri të ditur se KQZ-ja nuk mund ta largojë askënd nga lista votuese pas certifikimit të saj, përveç me urdhër të Gjykatës.
Shteti i Putinit mbyll me dhunë një agjensi lajmesh: postoi video me fjalëfyese (edhe pse të mbuluara me “biip”)
P { margin-bottom: 0.08in; }
Agjensia mbikqyrëse e mediave në Rusi ka detyruar mbylljen e agjencisë së lajmeve Rosbalt për shkak të dy videove të publikuara në YouTube që përmbajnë “fjalë fyese”. Gazetarët rusë janë zemëruar shumë me këtë rast, duke e konsideruar si sulmin e fundit mbi lirinë e shtypit.
PORTRET: shuhet Mazowiecki, ish-Kryeministri i parë pas-komunist
Mijëra polakë janë mbledhur sot në Varshavë, së bashku me liderë të shumtë evropianë, për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Tedeusz Mazowieckin, kryeministrin e parë të periudhës post-komuniste në ish-bllokun sovjetik që vdiq në Varshavë, të hënën, në moshën 86 vjeçare.
Mazowiecki ishte një aktivist prodemokratik dhe shkrimtar i njohur, njëkohësisht edhe këshillëtar i Lech Wales-ës, liderit të Lëvizjes Solidarnost e më pas President, e cila rrëzoi regjimin komunist në Poloni, në vitin 1989, sipas REL.
M. Nano nuk ka besim që do të ketë “konkurse” dhe flet për çmendurinë e ri-emërimeve të çdo institucioni
“Lojë me ndyrë me administratën” e quan Mustafa Nano atë që po ndodh me emërimet në një shkrim te Dita.
Shkruan ndër të tjera Nano:
SHËNIM: Lazarati, justifikimi banal i banorëve për pa-ligjshmërinë
P { margin-bottom: 0.08in; }
Që Lazarati është joshës për mediat e huaja, tashmë është e provuar. Corriere Della Sera, më së fundmi ka realizuar një reportazh në fshatin ku “të gjithë kultivojnë hashash” dhe ku “vetëm varrezat janë një zonë e pastër.” Interesant është përgjigja e "hallexhinjve" që punojnë me 3000 Lekë të reja dita apo familjeve që shesin 1 ton në vit me 300Eur/kg. Këtyre, ua paska fajin... shteti!
“Nuk jemi kriminelë”, thotë Afërdita, e cila komandon dhjetra gra. “Pa marijuanë do të kishim vdekur, nuk kemi ku të punojmë.
Po zhvillohen zgjedhjet në Korçë mes akuzave e kundër-akuzave. Korçarët,indiferentë.
Në Korçë, që prej orës 07:00 sot po kryhen zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë. Mbi 70 mijë votues kanë të drejtë të votojnë në 101 qendrat e votimit.
Incidente nuk janë raportuar por kjo nuk ka penguar akuzat dhe kundërakuzat nga ana e të dy shtabeve elektorale. Mediat njoftojnë se sipas shtabit të Partisë Demokratike në Korçë, kandidati i PS, Sotiraq Filo ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor duke u bërë presion votuesve në disa qendra votimi në qytet, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat trillime.
Byroja e Hetimit: A mund të shkojë deri te Berisha?
Janë tri intervista që sjell sot Dita, me ministrin Naço, një ish-kryeprokurorin Rakipi dhe ish-shefin e shërbimeve sekrete Fatos Klosin mbi nuklin që pritet të quhet Byroja Kombëtare e Hetimit. Byroja përflitet si propozim i Toni Blerit mbi ngritjen e një “FBI”-je shqiptare, por ekzistojnë frikërat se mund të dublojë Prokurorinë.
Sipas Klosit është hapi efikas që duhet bërë, edhe pse beson se duhet të kyçet në të dhe Policia Gjyqësore dhe ShISh. Klosi nuk beson se Byroja është një ngritje "steke" për arrestime të larta, sepse për të ligji nuk ka stekë.