Zgjedhjet në Kosovë, serbët sillen me autobusë nga Serbia për të votuar

P { margin-bottom: 0.08in; }
Sipas agjencisë Kosovapress në zgjedhjet lokale që zhvillohen sot në Kosovë deri në orën 15:00 kanë votuar 31.96% e qytetarëve, apo 568 mijë e 709 votues, për 38 komuna. Kështu është shtuar numri i votuesve krahasuar me atë të zgjedhjeve të vitit 2009, deri në këtë orë.
Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, ka pranuar se mund të ketë qytetarë të vdekur në listat votuese por bëri të ditur se KQZ-ja nuk mund ta largojë askënd nga lista votuese pas certifikimit të saj, përveç me urdhër të Gjykatës.
Deri në orën 11:00 numëroheshin 11 ndalime, ndërsa në orën 15:00 janë shënuar edhe 15 incidente por pa të arrestuar.
Ajo ka pranuar edhe që po sillen serbë me autobus, të organizuar nga Republika e Serbisë, për të votuar por që nuk kanë bërë ndonjë incident dhe nëse nuk janë në lista, tha se nuk do u lejohet të votojnë.
k.c.
Add new comment