Arkiv-Lajme

Kuleta e shqiptarëve, "kokërr-hudhër": Çdo banor i Republikës së Shqipërisë ka 3.1 milionë lekë të vjetra borxh(!)

Postuar në 01 Nëntor, 2013 01:28

Shprehur më thjeshtë, për të mos u ngatërruar me shifra, secili nga ne ka apo nuk ka borxh në banka apo në individë të tjerë, i detyrohet shtetit (që edhe ky i ka borxh gjetkë) 3.1 milionë lekë të vjetra.

FOTO LAJM: Po mandatet e deputetëve-ministra kur do dorëzohen?

Postuar në 31 Tetor, 2013 15:04

Në këtë foto të agjensisë së fotove LSA shihen disa përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi, gjatë një proteste sot përpara godinës së Parlamentit. Ata kanë protestuar për mos dorëzimin e mandateve të deputetit nga ana e ministrave të qeverisë Rama. Sipas deklarimeve të mëparshme të mazhorancës së re, deputetët që morën poste ministrash duhet të heqin dorë nga mandate i deputetit dhe zëvendësohen me emra të tjerë në listën emërore të partive. Ky akt ende nuk është finalizuar.  a.n.

Lajme nga katundi politik: Çifti Basha shmang takimin e duarve me çiftin Rama

Postuar në 31 Tetor, 2013 12:28

Kryeminstri Edi Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha kanë shmangur takimin me njëri-tjetrin, në ceremoninë mbyllëse të Tirana International Film Festival (TIFF) që po zhvillohet në ambjentet e "Kinema Millenium" - raporton agjensia Balkanweb.

Shqipëria, mes tre vendeve që SHBA-të kanë në listë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë

Postuar në 31 Tetor, 2013 10:26

Pas tërheqjes së Norvegjisë javën e kaluar, zyrtarët amerikanë janë duke peshuar mundësinë që armët kimike siriane për shkatërrim të pranohen nga vende te tjera, e në listë, figuron edhe Shqipëria.

Përflitet për një hetim, dorëhiqet! Uau!

Postuar në 31 Tetor, 2013 10:20

Ka qëndruar vetëm pak ditë në detyrë Drejtori i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, pasi këtë të enjte ai i ka paraqitur dorëheqjen nga detyra Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.

Tërhiqet fletarresti, Vulin mund të hyjë lirisht në Kosovë

Postuar në 31 Tetor, 2013 07:54

Prokuroria kosovare ka tërhequr fletë-arrestin ndaj ministrit pa portofol për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin. Me këtë veprim, Prokuroria ka hapur rrugë që Vulin të jetë pjesë e delegacionit të Serbisë, i cili do të vizitojë mjedise të banuara me serbë në Kosovë të premten.

Kush është i ngatërruar me ato zorrë do të ketë edhe dhimbje barku - thotë Rama për kazinotë

Postuar në 31 Tetor, 2013 06:18

Kryeministri Edi Rama, duke folur në seancën e sotme plenare, ka thënë se abuzimet me lojërat e fatit, kanë pasur mbulim politik nga ish-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshem. Sipas tij, është e pabesueshme që nuk ka asnjë raport për këtë aktivitet të paligjshëm në polici.

Historia e kryeministrave të Shqipërisë: 10 të dënuar me vdekje, 7 të vrarë

Postuar në 31 Tetor, 2013 05:32

Roland Qafoku ka botuar sot në DITA një dossier interesant mbi historitë e 33 kryeministrave shqiptarë nga Ismail Qemali te Edi Rama i sotëm. Mes 33 kryeministrave, 10 prej tyre janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Bicakciu, Kostaq Kotta, Shefqet Verlaci, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine.

Të dorëzuara, apo...?

Postuar në 31 Tetor, 2013 05:23

Sipas INSTAT, që nga viti 2005, kompanitë private të cilat shfrytëzojnë rezervat natyrore të vendit kanë eksportuar mbi 1.6 miliardë dollarë vetëm naftë edhe krom. Kjo është përafërsisht sa 12 për qind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar aktual. Por cilat janë përfitimet që kanë marrë qytetarët nga shfrytëzimi masiv i pasurive të tyre natyrore? Shqipëria filloi të mblidhte të ardhura në buxhet nga konçesionarët që nxjerrin naftën dhe kromin në vitin 2008, kur qeveria vendosi të rrisë rentën minerare nga 2 në 10 për qind të prodhimit bruto.

Inflacioni i ulët, rritja ekonomike e ulët, Fullani nuk e ul normën e interesit…

Postuar në 31 Tetor, 2013 04:10

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në daljen e tij të djeshme para mediave, u shpreh se “ekonomia shqiptare është karakterizuar nga rritja e ngadaltë ekonomike dhe nga presione të ulëta inflacioniste gjatë vitit 2013. Rritja ekonomike u ngadalësua në 1.1 përqind në tremujorin e dytë të vitit, ndërkohë që informacionet e disponuara sugjerojnë për një aktivitet të dobët ekonomik edhe gjatë tremujorit të tretë. Ecuria e dobët e kërkesës private ka kompensuar impulset pozitive në rritje, të gjeneruara nga stimuli fiskal dhe nga kërkesa e huaj, në gjashtëmujorin e parë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme