Shqipëria, mes tre vendeve që SHBA-të kanë në listë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë

Pas tërheqjes së Norvegjisë javën e kaluar, zyrtarët amerikanë janë duke peshuar mundësinë që armët kimike siriane për shkatërrim të pranohen nga vende te tjera, e në listë, figuron edhe Shqipëria.
Jane disa media te huaja qe e permendin nje gje te tille, por 'National Journal' i kushton kesaj teme nje artikull me te plote. Shkrimi citon burime te permendin disa vende, nder te cilat edhe Belgjika, qe nuk e kane perjashtuar krejtesisht pranimin e armeve ne fjale. Sipermarrja do te perfshinte me te gjithe gjasat perdorimin e makinerive te posaçme, te siguruara nga Shtetet e Bashkuara, per shkrirjen apo djegien e gati 1.000 tone rezerva te agjentit nervor sarin dhe gazit mustard.
Per çdo shtet apo grup shtetesh qe pranon te marre persiper nje barre te tille politike dhe mjedisore, cdo gje do te varet nga parate qe do te investohen, si dhe vullneti per te pjesemarrje, tha ne nje interviste te marten Paul Walker i Kryqit te Gjelbert Nderkombetar. Washingtoni, sipas tij, u ka kerkuar shumices, ne mos te gjithe aleateve te vet ne Europen Perendimore, te marrin ne konsiderate pranimin e armeve te jashteligjshme siriane.
Mbeshtetur ne diskutimet e bera nga ai vete javen e kaluar me zyrtare te Qeverise amerikane, Walker thote se opsionet me te mira te mundshme deri tani duken Shqiperia, Belgjika dhe Franca. a.n.
Comments
Vend I pavarur. Hallall.
Vend I pavarur. Hallall. Vend qe te ben te jesh krenar. Rrofshin shqiptaret poshte evgjtet qe na rrethojne. Jemi race Jo llafe.
Duhet te ngrihet ne proteste

Duhet te ngrihet ne proteste gjithe populli kunder sjelljes se helmeve nga Siria

Ne jemi vend i vogel fare, dhe nuk mund ti absorbojme dot ato helme

Aty jane shtete si kontinente dhe nuk pranojne ti marin ato helme .........C'eshte kuy muhabet ore ?

Nuk po na ruhet shume edhe per Ameriken, nqs kerkon te sjelle helmet tek ne

Ne shtetin tone e kemi krijaur vete pa ndihmen e Amerikes, Biles Amerika donte ta shkateronte Shqiperine ne 1944 , ndersa tani jemi miq,por kjo nuk do te thote qe te jemi servile

Miqesia ka repsekt reciprok, ne te kundert nuk e duam fare ate miqesi

Ne asnje menyre nuk duhet pranuar helmet e Sirise

Dihet, Shqiperia asht kazan

Dihet, Shqiperia asht kazan plehnash.

...nga demokratet

...nga demokratet pleheror..tek socialistet kimike...!Kemi humbur masen:vende me te varfera dhe me teritore te pamata,nuk e pranojne Sarinin e tmershem,ne per para....shkojme ne KUPLARA..!!!Kjo do te thote edhe krenar..edhe i dhjere!!!

Add new comment