Të dorëzuara, apo...?

Sipas INSTAT, që nga viti 2005, kompanitë private të cilat shfrytëzojnë rezervat natyrore të vendit kanë eksportuar mbi 1.6 miliardë dollarë vetëm naftë edhe krom. Kjo është përafërsisht sa 12 për qind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar aktual. Por cilat janë përfitimet që kanë marrë qytetarët nga shfrytëzimi masiv i pasurive të tyre natyrore? Shqipëria filloi të mblidhte të ardhura në buxhet nga konçesionarët që nxjerrin naftën dhe kromin në vitin 2008, kur qeveria vendosi të rrisë rentën minerare nga 2 në 10 për qind të prodhimit bruto. Që nga ai vit, në total qeveria ka mbledhur në buxhet nga renta dhe detyrimet e tjera të kompanive konçesionare vetëm rreth 200 milionë dollarë.
Por duhet thënë gjithashtu se një pjesë të madhe të kësaj shume, të 200 milionë dollarëve, janë paguar nga kompania publike “Albpetrol”. Ndërsa kompanitë private, ato të cilat kanë “pjesën e luanit” në fushat krom dhe naftëmbajtëse, kanë arkëtuar vetëm nga eksportet mbi 1.6 miliardë dollarë, por deri më sot nuk kanë paguar asnjë lek tatim mbi fitimin, sepse raportojnë humbje duke deklaruar shpenzime të larta. Një fenomen përballë të cilit qeveritë në të shkuarën janë deklaruar të dorëzuara - raporton TCH. Të dorëzuara, apo...? a.n.
Add new comment