Përflitet për një hetim, dorëhiqet! Uau!

Postuar në 31 Tetor, 2013 10:20

Ka qëndruar vetëm pak ditë në detyrë Drejtori i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, pasi këtë të enjte ai i ka paraqitur dorëheqjen nga detyra Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.
TCH raporton se shkak eshte bere lakimi i tij ne media per shkak te hetimeve ndaj Sulejmanit vite me pare, per kohen kur ai ishte shef i komisaritit te Rinasit. Ne kete doreheqje Sulejmani thote se asnje prej akuzave nuk eshte e bazuar ne fakte reale. Sulejmani thote se "se çështja në të cilën emri im është përfshirë pa të drejtë, është gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe është dhënë një vendim që mban nr 760, datë 08.07.2013, ku Gjykata ka vendosur deklarimin e pafajshëm ndaj personit tim.Ndaj këtij vendimi, nga ana e Prokurorisë është ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit.Në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit, nga ana e Prokurorit të Apelit, është kërkuar të hiqet dorë nga Apeli dhe Gjykata e Apelit vendosi mos pranimin e ketij ankimi.
Ish-drejtori i Policise se Burgjeve e mbyll deklaraten duke thene se 'doreheqja vjen me qellimin qe kjo çeshtje te mos cenoje imazhin e institucionit ku ushtron detyren'. Kam bindjen, - shprehet Sulejmani, - se kjo eshte nje situate e motivuar politikisht. a.n.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Beni kujdes kur tentoni te shfajesoni njerezit bazuar mbi gjykatat e Nanos e Berishes. Edhe Mediu me gjykate po del i pafajshem...

Submitted by Jack London (not verified) on

E vertete Zoti Anonim! Por edhe ju beni kujdes kur krahasoni zyrtaret e seciles pale. Keta te Berishes te nxirrnin syte edhe kur te vrisnin me kallash para kryeministrise ,nuk jepnin doreheqje se medemek mbronin Institucionet !Nje ndryshim shume ,po shume i vogel.

Submitted by coli (not verified) on

Ore eshte arrestuar dhe ka bere burg, rregulloni titullin se hetimi eshte bere para arrestimit
Mos dezinformoni publikun qofte edhe me titullin!
A mund te hyhet ne BE me nje Drejtor Burgjesh nga LSI (lekut) te arrestuar se cfare nuk kalonte ne Rinas?
Doni te thoni qe te huajt nuk kane dosje dhe statusi eshte si me bo shetitje nga liqeni???
Apo qe LSI i ka bere hallall leket e fushates!!!
UAU! Kujt do me ja fut qe ishte doreheqje, po per ket jam dakord

Submitted by ina (not verified) on

te drejte ke, por te pakten ky dha doreheqjen pa nje pa dy. Mediu vazhdon te na buzeqeshe me ate qeshje te peshtire nga posterat elektorale e te permende emrin e Zotit.

Submitted by ajax dielli.al (not verified) on

Po po kot fare tu lakua emri ty po ske faj ti po ata qe te emeruan

Gjithsesi nje bravo te madhe per doreheqjen

Submitted by Thjesht koment (not verified) on

Nuk ka bere burg jo.Ka ndenjur ne arrest sa jane verifikuar provat dhe faktet.Mos flisni kot o njerez vetem me ato cfare degjoni e shikoni !Po te ishte keshtu sic thoni ju pse do ta jepte doreheqjen.Pafajesine ia kishte dhene Gjykata.Pd-ja e langojte e tjere le te shpifnin e te cirrenin sa te donin se  ata ate pune kane tani .Mediu dogji e helmoi nje fshat te tere dhe qendroi minister deri ne fund.Sa akuza jane bere per Salen me kompani dhe as kane dhene doreheqjen e as u ka hapur ceshtje prokuroria.Jetojme ne Shqiperi s'keni faj dhe keto gjera tani jane fare te zakonshme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.