Arkiv-Lajme

Pacolli, thirrje Ramës nga Zonë e Lirë: të sjellim Januzajn në Kombëtare duke i falur toka në jug të Shqipërisë..

Postuar në 02 Nëntor, 2013 06:05

Miliarderi Pacolli ka bërë dje publike nga emisioni “Zonë e lirë” i Arian Çanit në Tv Klan, njëletër që do t'i dërgojë Kryeministrit Rama.

Kosovë, fillon sot heshtja zgjedhore. Serbët e Veriut u nxitën të votojnë që...Kosova të kthehet në Serbi (!)

Postuar në 02 Nëntor, 2013 05:14

Pas një muaj fushatë elektorale agresive sot filloi heshtja parazgjedhore për zgjedhjet lokale që mbahen  nesër, e diel, 3 nëntor. Për të votuar në këto zgjedhje janë të regjistruar 1 milion e 779 mijë e 357 votues të ndarë në 38 komuna. Votimet mbahen në 798 qendra votuese, informon Koha Ditore. 
Gara më e rreptë është zhvilluar për Prishtinën dhe fitoren në kryeqytet pothuaj e kanë proklamuar të gjithë garuesit për kryetar të Komunës, siç e çdo tradita më "e mirë" shqiptare. 

Akademikët shqiptarë kundër ambasadorëve grekë, Letër e Hapur Samaras-it: "Anulloni ligjin e luftës. Harroni 'Epirin e Veriut'"

Postuar në 02 Nëntor, 2013 05:01

Pas njoftimit se 15 ambasadorë grekë kishin bërë një letër publike për Kryeministrit Samaras ku thelbi ishte se Shqipëria "nuk ia paskësh ditur" Greqisë nderet e vazhdueshme, Akademia e Arteve dhe Shkencave e Shqipërisë, i është drejtuar po kryeministrit Samaras me një Letër të Hapur që po e botojmë të plotë me kërkesën e Sekretarit Shkencor të AShASh, ,Z.Fatos Tarifa.

 

I nderuari Z. Kryeministër Samaras

Ju kujtohet Bechtel-Enka, e privilegjuara e qeverisë që shkoi? Ja krimet e saj me punëtorët…

Postuar në 02 Nëntor, 2013 03:35

Një raport tronditës mbi kushtet e punëtorëve në Kosovë vjen nga Besiana Xharra për Zërin. Nga raporti, mund të shihet qartë që punëtorët trajtohen si skllevër nga kompania Bechtel-Enka. Ja një pjesë e investigimit:

Heronj të heshtur në PD: Gjergj Bojaxhi më 2011 kallëzoi pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë

Postuar në 02 Nëntor, 2013 03:23

Gazeta Shqiptare ka zbuluar sot një document ku ish-kreu i Inspektoriatit Ndërtimor dhe atëkohë një nga krerët e Partisë Demokratike, Gjergj Bojaxhi, ka kallëzuar paligjshmërinë e ndërtimit të pallatit në zonën e “Ujit të Ftohtë” në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës.

Vulin e Vuçiç në Kosovë, ashtu si dhe Thaçi, thirrje serbëve të dalin masivisht në zgjedhje

Postuar në 01 Nëntor, 2013 12:47

Në një intervistë ekskluzive për DW, Thaçi u bën thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që mbahen ditën e diel. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministri pa portofol për Kosovën, Aleksandër Vulin. Vulin e Vuçiq  kanë hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdar. Vulin në një intervistë për media ka thënë se, vizita e tij ka të bëjë me inkurajimin e serbëve për të dal masivisht në zgjedhjet e së dielës.

Berisha: Në dy muaj u dyfishuan aksidentet. Vërtet?!

Postuar në 01 Nëntor, 2013 12:14

Në fjalimin e djeshëm në Kuvend, Berisha tha se po bëhet batërdia në rrugët e Shqipërisë. “Në dy muaj keni dyfishuar aksidentet rrugore,” akuzoi ai. Për këdo, por sidomos për ata që merren me statistikat e aksidenteve, kjo është një shifër mëse tronditëse.

Të jetë e vërtetë vallë???

Shqipëria, nga vend problematik, në një emër të përveçëm dhe tranzit për emigrantët klandestinë

Postuar në 01 Nëntor, 2013 12:00

Dikur Shqipëria ishte një vend problematik për Bashkimin Evropian, pasi shumë qytetarë në rrugë ilegale hynin në Itali. Ndërsa sot, Shqipëria është një nga pikat më të lehta për emigrantët që të hyjnë në Evropë. Nga vendi ynë rreth 5500 persona në vit kalojnë në BE, kryesisht në Itali. Ndërsa Kosova hyn në tre shtetet që ka më shumë emigrantë ilegalë në Evropë. Këto janë përfundimet e kërkimit të agjencisë “Frontex” të Bashkimi Evropian.

Kult 2013, çmimet

Postuar në 01 Nëntor, 2013 11:11

Është nga përpjekjet e rralla, në mos e vetmja, për të inkurajuar dhe motivuar shkrimtarët dhe artistët, veprimtaria e organizuar nga Akademia Kult. Edicioni i nëntë i këtij aktiviteti mblodhi në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit artistë të vjetër dhe të rinj, në një natë të mbushur me emocion dhe falënderime. Ky edicion solli fituesit në kategori të ndryshme kulturore si në artin skenik atë muzikor, artin pamor, për librin artistik, përkthimin më të mirë, etj.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, Gjunkshi, letër Presidentit Nishani për dorëheqje

Postuar në 01 Nëntor, 2013 09:52

Pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë prononcim rreth kërkesës së dorëheqjes së Gjuknshit Presidentit të Republikës Nishani, burime pranë Gjeneral Gjunkshit pohojnë se dorëheqja është kërkuar fillimisht nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme