Heronj të heshtur në PD: Gjergj Bojaxhi më 2011 kallëzoi pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë

Gazeta Shqiptare ka zbuluar sot një document ku ish-kreu i Inspektoriatit Ndërtimor dhe atëkohë një nga krerët e Partisë Demokratike, Gjergj Bojaxhi, ka kallëzuar paligjshmërinë e ndërtimit të pallatit në zonën e “Ujit të Ftohtë” në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës.
“Një problem tepër kompleks dhe me një sërë shkeljes të një pas njëshme të kryer nga shumë zyrtarë”. kështu e ka quajtur në kallëzimin e tij të datës 9 shtator 2011, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka evidentuar të gjitha shkeljet e kryera gjatë fillimit të punimeve si dhe në të njëjtën kohë, ka ngritur për prokurorinë e Vlorës dhe një pikëpyetje të madhe, se dhe trualli ku pretendohet se është ngritur pallati shumë katësh, duket se nuk i përket personave që në fakt pretendojnë pronësinë.
Ish drejtuesi i INUK, Gjergj Bojaxhi i cili kishte mbajtur më parë postin e zv.ministrit, më pas drejtorit të KESH, dha dorëheqjen pas përplasjeve me banorët e Hamallajt, dhe u largua (apo e larguan) edhe nga INUK.
Më pas u la në hije dhe nuk u promovua më (qëllimisht?) në PD, dhe nuk do qe çudi që u penalizua se bëri punën e vet dhe kallëzoi pallatin e Lulzim Bashës.
k.c.
E plotë:
http://www.shqiptarja.com/home/1/vlor--gjergj-bojaxhi-bllokoi-pallatin-e-bash-s-m--2011-185158.html
Add new comment