Vulin e Vuçiç në Kosovë, ashtu si dhe Thaçi, thirrje serbëve të dalin masivisht në zgjedhje

Postuar në 01 Nëntor, 2013 12:47

Në një intervistë ekskluzive për DW, Thaçi u bën thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që mbahen ditën e diel. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministri pa portofol për Kosovën, Aleksandër Vulin. Vulin e Vuçiq  kanë hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdar. Vulin në një intervistë për media ka thënë se, vizita e tij ka të bëjë me inkurajimin e serbëve për të dal masivisht në zgjedhjet e së dielës.

Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi kishte paralajmëruar se nëse Vulin hynte në territorin e Kosovës, ai do të arrestohej, pasi ekzistonte një urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me arsyetimin se ai kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Kosovë. Por ky urdhërarrest u hoq dje, dhe sot Vulin bashkë me Vuçiqin po qëndrojnë në Kosovë, në përfundim të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.  

Lidhur me vizitën e Vulin në Kosovë ka folur edhe deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviç, e cila ka deklaruar që, edhe atë si serbe, e irriton uniforma e Aleksandar Vulinit dhe se në këtë aspekt i kupton edhe reagimet e autoriteteve të Prishtinës. “Është lojë me ndjenjat, emocionet tona, sikur provon të nxitë brenda nesh kujtime në uniformë të dikurshme të cilën e kemi dashur dhe me të cilën jemi ndjerë më të lirë. Gjëra të këtill nuk duhet të ndodhin. Tani që edhe ministrat shqiptarë po kërkojnë të vizitojnë Luginën e Preshevës, si do të ndjehej popullat atje sikur edhe ata të shkonin me uniforma dhe me emblema? – ka thënë Trajkoviç.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.