Arkiv-Lajme
Piktura në zyrën e z. Berisha është një... vagjinë! Por, a përbën kjo krim?
Ka qenë Shekulli që ka nxjerrë një tjetër “skandal” me pikturat në zyrën e ish-Kryeministrit, z. Berisha. Pak javë më parë doli që një pikturë e Lin Delisë dhuruar për bamirësi fondacionit të znj. Liri Berisha, kishte përfunduar në zyrën e bashkëshortit. Sot SH publikon pikturën më sipër të firmuar Don Pedro që besohet të jetë e një të huaji që ka jetuar në Tiranë. I huaji, ish menaxher hoteli, nuk jeton më dhe një nga pikturat e tij ka gjetur rrugën për në zyrën e z. Berisha.
4 klane në PD?
Shqiptarja.com hapet sot me një analizë të asaj që po ndodh brenda PD dhe shpjegon se ka 4 grupe rivale brenda saj. Madje, gazeta i quan “klane”.
Më të fortin konsideron Grupin e Bashës, i përbërë nga pjesa më e madhe e kryesisë së PD, Këshillit Kombëtar e grupit parlamentar. Në përbërje të këtij grupi janë Sali Berisha, Aldo Bumçi, Edi Paloka, Eduard Halimi, Jorida Tabaku, Majlinda Bregu dhe një sërë figurash të tjera të konsoliduara.
Fotoja e shqiptarit që puth diellin gjen rrugën tek faqja zyrtare e CNN në facebook
Ndërsa jemi mësuar të dalim në mediat e huaja kryesisht për keq, duket që bota nuk e ka me ne, madje është e hapur të promovojë dhe gjërat e bukura që kemi. Rast i tillë është fotografia më sipër, në të cilën është kompozuar një djalosh i cili ‘puth’ diellin. Kjo foto është realizuar në Shqipëri dhe është publikuar në faqen zyrtare të “Facebook”-ut të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve CNN me diçiturën “Ngrohuni me këtë fotografi të bukur të perëndimit të diellit, të realizuar nga fotografi shqiptar Adrian Limani”.
Reuters raporton për punëtorët e Lazaratit të sëmurë nga ekspozimi i gjatë ndaj kanabisit
Një raport i Reuters, i shkruar nga Benet Koleka flet për situatën e korrje-shirjeve në “republikën e hashashit” që ka shkatuar shumë të sëmurë që i drejtohen spitalit të Gjirokastrës.
Lajmi i botuar në Reuters:
Mjekët në Shqipëri thonë se qindra njerëz janë sëmurur nga korrja e kanabisit në një rajon pa ligje që për vite ka qenë jashtë kontrollit të policisë, njoftoi media shqiptare të premten.
PORTRET: Vdes Aleksandar Tijaniç dhe lë pas një video-amanet: “12 vitet e fundit, jo gazetari, por luftë për të ruajtur kokën”
Aleksandar Tijaniç, një nga gazetarët më të rëndësishëm dhe më të njohur në Ballkan, ish-drejtor i Radio Televizionit të Serbisë, vdiq këtë të hënë në moshën 64 vjeçare. Është shumë interesante videoja-amanet që ka lënë pas vetes, një intervistë për “NIN”-n e dhënë dy vjet më parë, me amanetin: “Publikojeni pasi të vdes”.
Ky amanet është publikuar pikërisht pas vdekjes së tij, këtë javë.
Gjermania miraton seksin e tretë. Në pasaportë, M, F dhe... X
Gjermania është vendi i parë në Europë që do të lejojë regjistrimin e foshnjave me karakteristika të të dy sekseve. Prindërit do të lejohen të lënë të pashënuar gjininë në certifikatat e lindjes duke krijuar në praktikë një kategori të re, atë të “gjinisë së papërcaktuar”.
Lëvizja synon të heqë presionin mbi prindërit për të ndërmarrë vendime të shpejta mbi seksin e të sapolindurve. Megjithatë disa aktivistë thonë se ligji i ri nuk shkon deri atje ku duhet. Ka aktualisht rreth 2 mijë njerëz me karakteristika të të dyja gjinive, njofton Shqip.
Zgjedhjet në Kosovë, nis dhuna: vritet kandidati i AAK
Mungojnë orë para se të nisë procesi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, dhe shënohet incidenti i parë: është qëlluar për vdekje kandidati Bekim Birinxhiku, 38-vjeç, nga Qubreli i Skënderajt, ish-luftëtar, invalid i luftës së UÇK-së dhe kandidat i AAK-së për këshilltar komunal. ai është qëlluar për vdekje sot (e shtunë) rreth orës 16:15 minutë, raporton gazeta "Zëri".
Dëshmitarët thonë, se Birinxhiku ishte duke folur me telefon, kur mbi të është shtënë nga një veturë në lëvizje.
Shkreli boton një "lajm" që mund të gëzojë shumë vetë, por pa treguar me ç'tagër e thotë...
Është bërë lajm tashmë postimi i z. Artan Shkreli në rrjete sociale se Parlamenti i ri do të bëhet sipas planit francez. Pra, do i hiqet vizë një projekti tjetër për të cilin (gjithashtu) janë paguar para.
Konfirmimi që vjen nga arkitekti Artan Shkreli, anëtar i Forumit të Trashëgimisë Kulturore, ka nevojë për të ditur më shumë: me ç'tagër e nga kush mund të jetë marrë ky "vendim"?
Debati në grupin e PS, flitet për emra, flitet për abuzime, konkluzioni: “do të bëhen”
P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }
Panorama dje ka dhënë një ekstrakt të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, ndërsa sot ka publikuar të plotë debatin. Disa copa po i sjellim më poshtë, ku E. Braçe konteston për çështjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuesem ndërsa T. Doshi konteston koncesionet e shumta të biznesmenit Samir Mane (në foto).
ERJON BRAÇE:
Nëse nuk e dini në Korçë do ketë zgjedhje... Fushata ruan "stilin" e vjetër
Fushata për Kryetar Bashkie në Korçë, po na risjell një Dejavue që mezi prisnim ta harrojmë. Stilin agresiv me sulme personale e jo alternativa të të bërit fushatë.
Ja ç'tha sot për mediat,koordinatorja për mediat në PD, Silvi Bardhi: