Reuters raporton për punëtorët e Lazaratit të sëmurë nga ekspozimi i gjatë ndaj kanabisit

Postuar në 02 Nëntor, 2013 14:09

Një raport i Reuters, i shkruar nga Benet Koleka flet për situatën e korrje-shirjeve në “republikën e hashashit” që ka shkatuar shumë të sëmurë që i drejtohen spitalit të Gjirokastrës.

Lajmi i botuar në Reuters:

Mjekët në Shqipëri thonë se qindra njerëz janë sëmurur nga korrja e kanabisit në një rajon pa ligje që për vite ka qenë jashtë kontrollit të policisë, njoftoi media shqiptare të premten.

Spitali në qytetin jugor të Gjirokastrës, tha se në total 700 vetë kanë kërkuar trajtim që nga qershori prej efekteve të shkaktuara nga mbjellja, korrja, shtypja dhe paketimi i kanabisit në fshatin e Lazaratit.

"Në dy muajt e fundit rreth shtatë deri në tetë njerëz mbërrijnë çdo ditë në repartin e urgjencës ndërsa shumë të tjerë kanë ardhur më pare me simptoma të çrregullimeve nga hashashi," thotë mjeku gjirokastrit Hysni Lluka për televizionin Top Channel.

Rreth 2.000 njerëz, duke përfshirë romë të varfër të cilët kanë ngritur dhe një kamp pranë Lazaratit, kanë punuar për muaj të tërë në fushat e kanabisit, ku prodhuesit paguajnë 8€ për 10 kg drogë të përpunuar.

Aktiviteti i paligjshëm ka lulëzuar në Lazarat gjatë dy dekadave të tranzicionit të trazuar në Shqipëri që nga fundi i sundimit komunist të vijës së ashpër.

Lazarati është bërë një sinonim për anarkinë në Shqipëri, me kultivuesit e kanabisit që janë bërë aq të guximshëm sa të shtinë ndaj policëve që afrohen afër fushave të tyre.

Fotografi ajrore sugjerojnë se rreth 60 hektarë janë kultivuar në Lazarat me 300.000 bimë të kanabisit, të aftë për korrje në 500 ton metrikë ( 551,156 ton) ose sa gjysmë e prodhimit të përgjithshëm të kanabisit në Shqipëri.

Mjeku Lluka  tha se gratë dhe adoleshentët, të cilët llogaren se janë 40 për qind e atyre që punojnë në Lazarat, kishte kërkuar ndihmë për simptoma të të të vjellave, dhimbjeve në stomak, puls të çrregullt të zemrës dhe presion të lartë të gjakut. Javën e kaluar një pacienti erdhi në gjendje kritike.

Lazarati është një bastion i Partisë Demokratike , e cila ishte në pushtet për tetë vjet para se të humbte në zgjedhjet e qershorit ndaj Partisë Socialiste. Demokratët premtuan se do të zgjidhnin problemin e kanabisit në Shqipëri, por policia iu shmang goditjes së Lazaratit.

Artan Didi, drejtori i ri i policisë emëruar nga socialistët, ka thënë se policia nuk do të zmbrapset më në Lazarat.

Raporti ndërkombëtar I Departamentit Amerikan të Shtetit për kontrollin e narkotikëve për vitin 2013 e ka listuar Shqipërinë si një vend tranzit dhe destinacion për kanabisin, heroinën dhe kokainën.

Autoritetet kapën më shumë se 21 ton kanabis në vitin 2012, dyfishin e sasisë së vitit të kaluar, sipas tyre, por kjo mund të reflektojë dhe rritjen e prodhimit.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Shqiptar evropian (not verified) on

<p>Sa per dijeni e saktesim, kush merr pak vesh nga&nbsp;biologjia e di qe bima e kanabisit nuk ka veti toksikuese po narkotike.&nbsp; Ky helmim ndodh se gjate perpunimit e paketimit te bimes hidhet&nbsp;<strong>AMONIAK</strong> per te shtuar peshen e pakove.&nbsp;Permbajtja e amoniakut&nbsp;eshte e vertetuar nga perdoruesit e hashashit shqiptar ne Itali. Mjeket le ti bejne analizat e te&nbsp;deklarojne origjinen e vertet te intoksikimit.</p>

Submitted by H2O (not verified) on

<p>Këtë po mendoja dhe unë. Meqë gjasme ishte dhe subjekti i shkrimit, mund të përshkruani simptomat a të jepni ndonjë shpjegim. Me mediat shqiptare është sikur të pyesësh &#39;Sa është ora?&#39; dhe të të përgjigjen &#39;Është ditë.&#39;</p>

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>Amoniaku avullon pa lene gjurme edhe ne temperatura te uleta, por eshte nje tjeter solucion toksik me te cilet trajtohet kanabisi. Edhe mua me rezulton se nga kjo bime e mrekullueshme mjekesore askush nuk eshte intoksikuar ndonjehere!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.