4 klane në PD?

Postuar në 03 Nëntor, 2013 03:10

Shqiptarja.com hapet sot me një analizë të asaj që po ndodh brenda PD dhe shpjegon se ka 4 grupe rivale brenda saj. Madje, gazeta i quan “klane”.

Më të fortin konsideron Grupin e Bashës, i përbërë nga pjesa më e madhe e kryesisë së PD, Këshillit Kombëtar e grupit parlamentar. Në përbërje të këtij grupi janë Sali Berisha, Aldo Bumçi, Edi Paloka, Eduard Halimi, Jorida Tabaku, Majlinda Bregu dhe një sërë figurash të tjera të konsoliduara.

Grupi i Olldashit ka Astrit Patozin dhe Igli Carën,  Mesila Dodën, por dhe deputetë dhe anëtarë forumesh që e mbështesin heshturazi. Thuhet që në këtë grup po bashkëngjiten të tjerë që kritikojnë qëndrimet e kryetarit Basha.

Grupi Topalli- Bode, përveç Jozefina Topallit dhe Ritvan Bodes, ka në përbërje dhe Ilir Rusmalin, Fatos Bejën e Leonard Demin.

Gazeta beson se ka dhe një grup tjetër që e quan Grupi i Ndërmjetëm, i përbërë demokratët ë pa-angazhuar me asnjërin grup dhe që japin mbështetje fluide. Këta i bashkon nostalgjia për liderin e përhershëm Sali Berisha. Në këtë grup janë ish—prefekti Keltis Kruja, Flamur Noka, Dashnor Sula, Arben Imami, Kastriot Islami, Ferdinant Xhaferraj.

k.c.

Comments

Submitted by ilir21 (not verified) on

<p>Sa te zotit jan keta ke shqiptarja.com te anila bashes sa dhe klanet e pd i gjejne,duhet ber ne propozim ne pentagon te amerikes qe keta te gazets ti marrin ne pun ke cia dhe anila bashen drejtore te cias</p><p>bravo anila dhe lenka cuko do te kishte zili per zgjuarsin qe ke</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.