Gjermania miraton seksin e tretë. Në pasaportë, M, F dhe... X

Postuar në 02 Nëntor, 2013 11:31

Gjermania është vendi i parë në Europë që do të lejojë regjistrimin e foshnjave me karakteristika të të dy sekseve. Prindërit do të lejohen të lënë të pashënuar gjininë në certifikatat e lindjes duke krijuar në praktikë një kategori të re, atë të “gjinisë së papërcaktuar”.

Lëvizja synon të heqë presionin mbi prindërit për të ndërmarrë vendime të shpejta mbi seksin e të sapolindurve. Megjithatë disa aktivistë thonë se ligji i ri nuk shkon deri atje ku duhet. Ka aktualisht rreth 2 mijë njerëz me karakteristika të të dyja gjinive, njofton Shqip.

Kjo lloj gjinie njihet si “interseks”, meqë kanë përzierje të kromozomeve femërore dhe mashkullore dhe me raste edhe gjenitale me karakteristika të të dyja sekseve. Nga presioni, familjarët bëjnë dhe ndërhyrje kirurgjikale për ta kthyer fëmijën aq sa është e mundur në njërin drejtim.

Pasaportat gjermane, ku personi identifikohet si M për mashkull dhe F për Femër, do të kenë edhe një shenjë të tretë, X për interseks.

ne.su.

Comments

Submitted by FREETHINKER (not verified) on

<p>Me shume se lajmi me habit perdorimi pa vend i fjales Pasaporte. Pasaporta eshte dokument udhetimi, dhe jo nga dokumentet e pare me te cilet pajiset nje i porsalindur, qofte ky gjerman, shqiptar apo amerikan.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.