Arkiv-Lajme

Shënim: Disa indicie për blerjen e votës, vrasjen e demokracisë etj.

Postuar në 05 Nëntor, 2013 11:32

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot se PS shkatërroi zgjedhjet në Korçë, duke kërkuar hetim dhe ribërje të zgjedhjeve, dhe falenderoi publikisht Top Channelin dhe emisionin Fiks Fare për investigimin e pagesave 2 mijë lekëshe. Nëse u shkatërruan ose jo zgjedhjet lokale në Korçë, ky debat tashmë është hapur edhe në blogjet online poshtë çdo titulli për Korcën, ku “përleshen” të majtë, të djathtë e të qendrës. Dhe ku nuk mungojnë disa pyetje për vetë Bashën.

Bushati për stoqet kimike siriane: SHBA na kontaktoi, por s’e kemi vendosur. AKIP kërkon referendum

Postuar në 05 Nëntor, 2013 09:49

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur për gazetën franceze “Le Monde” pas takimit që pati dje në Paris me homologun e tij francez, Laurent Fabius. Bushati pohoi se Shtetet e Bashkuara realisht i kanë kërkuar Shqipërisë që të organizojë në tokën e saj shkatërrimin e arsenalit kimik sirian. “Por nuk kemi marrë ende asnjë vendim deri më sot. Nuk kemi zbritur as në nivelin e diskutimeve teknike”, citohet të ketë thënë Bushati. Sipas gazetës franceze, Tirana po e studion ofertën me kujdes.

Gjirokastër, hoteli në zonën muzeale drejt prishjes

Postuar në 05 Nëntor, 2013 08:48

Në atë vend të dukshëm të zonës muzeale të Gjirokastrës, dikur ka qenë vendosur statuja e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Gjatë verës ishte ngritur një hotel, dhe vetë drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës Apollon Baçe është shprehur asokohe, “ç’të keqe ka të ngrihet një hotel aty ku ishte bërë banjë publike”. Një pohim i çuditshëm ky, si të bëhej nga pozitat e entit të banesave dhe jo të mbrojtësit të kulturës.

SHBA. Skandali i përgjimit shndërrohet në rutinën e përgjimit

Postuar në 05 Nëntor, 2013 07:27

Revista amerikane Time e kësaj jave, ka shkëputur një thënie të shefit të NSA-së James Clapper lidhur me skandalin e përgjimeve masive të agjencisë së tij mbi vendet europiane. Ai tha se zemërimi i shprehur nga aleatët është po kaq fals sa edhe reagimi i oficerit të xhandarmërisë franceze në filmin “Kazablanka”, kur hyri në një kazino ilegale: “Zot i madh, këtu u luaka bixhoz?” Menjëherë më pas oficeri merr zarfin e përhershëm. Me fjalë të tjera, vendet aleate e dinë që përgjohen, sepse sistemi i mbrojtjes ndaj “elementëve të këqinj” që mund të zbulohen kështu funksionon; por jo vetëm kaq.

Vota e studentëve korçarë, dega e PS-së: Ishin fressh-istë, u paguam transportin

Postuar në 05 Nëntor, 2013 06:29

Pas investigimit të emisionit Fiks Fare, kërkesës së selisë blu që zgjedhjet të përsëriten dhe lajmit të fundit se prokuroria e qytetit të Korcës nisi hetimet për dyshimet e ngritura se janë blerë vota në zgjedhjet lokale për kreun e ri të Bashkisë së Korçës, ka ardhur edhe një reagim nga kreu i degës së PS-së Korçë, Ilir Pendavinji. Ky i fundit deklaroi se shtabi elektoral i PS-së nuk ka kryer blerje votash, por vetëm ka ndihmuar studentët korçarë që studiojnë në Tiranë, “anëtarë të FRESSH-it”, sqaron Pendavinji, me pagesë të udhëtimit.

KLSH: Nga janari në qershor, 9 mln dollarë dëme. Tre mln vetëm QSUT-ja

Postuar në 05 Nëntor, 2013 05:53

Nga 9 milionë USD abuzime të administratës me taksat e shqiptarëve për gjashtëmujorin e parë të vitit, KLSH ka zbuluar se një e treta e shumës së këtij dëmi është bërë në spitalin më të madh të vendit, QSUT. Dëmi përfshin sektorin e tenderave, sektorin e doganave, taksave, rrugëve, në pushtetin lokal dhe Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Gazeta Mapo citon raportin zyrtar të KLSH-së, ku nga 121 auditime të kryera nga janari deri në muajin qershor të këtij viti, dëmi i konstatuar ndaj buxhetit të shtetit arrin në 934 milionë lekë.

Mesazhi i Arvizusë: “Disa gjyqtarë që duhej të ishin në burg”

Postuar në 05 Nëntor, 2013 04:53

Një simpozium për politikën në gjyqësor, mbajtur sot në Hotel "Sheraton" me pjesëmarrjen e presidentit dhe ministrit të Drejtësisë, kishte të pranishëm edhe ambasadorin amerikan Alexander Arvizu, në ditët e fundit të detyrës. Disa mesazhe të ambasadorit në formë “përshtypjesh” apo konkluzionesh personale pas bisedave me shumë njerëz, janë për t’u shënuar: “Meqënëse kemi një qeveri të re, kam qenë aktiv dhe kam pasur mundësi të flas me shumë njerëz.

“Pallati i Bashës”, shkelje të shumëfishta në dokumentacion

Postuar në 05 Nëntor, 2013 03:25

Verifikimi nga INUK i dokumentacionit të kompleksit Jon në Ujin e Ftohtë të Vlorës, ka nxjerrë sipas shqiptarja.com, disa shkelje të rënda. Kështu, subjekti “G.B.A Konstruksion” që ka marrë lejën e ndërtimit, sipas dokumentacionit që ka paraqitur, të gjitha inertet dhe gurët që do nxireshin gjatë hapjes së gropës, do të transportoheshin larg, në Nartë. Por s’ka ndodhur aspak kështu: Ttë gjithë gurët që janë nxjerrë nga gropa për ndërtimin e pallatit, janë hedhur në brendësi të detit, duke sjellë kështu shtimin artificial të truallit.

Gruevski si Papa Vojtila, pret në audiencë atentatorin

Postuar në 04 Nëntor, 2013 16:00

Qeveria e Maqedonisë është kujdesur të nxjerrë lajmin e pritjes së veçantë që kryeministri Nikola Gruevski i dha studentit Taulant Capa, shqiptar, i cili kishte shtënë me vezë mbi makinën e kryeministrit gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë. Capa është ndaluar së fundi në kufirin maqedonas pasi mesa duket, emri i tij ishte “mbajtur shënim”. Por menjëherë është liruar. Capa shprehu keqardhje për gjestin e nxituar jo thjesht në media, por në takimin që d.v. Gruevski i rezervoi atij.

Shënim: Korça, sindroma e teprimit të zullumit bash kur nuk ke nevojë!

Postuar në 04 Nëntor, 2013 14:41

Në verën e vitit 1996, kur skemat piramidale vijonin të villnin interesa dhe qeveria e PD-së gdhihej e ngrysej me lavde mbi pionerët e kapitalizmit shqiptar, shqiptarët shijonin “normalitetin” e pranisë së logove si VEFA në ngjarje sportive globale si Formula 1. Shanset për zgjedhjet parlamentare të fundit të majit, me të tepërt flisnin në favor të PD-së, por kësaj të fundit nuk iu durua pa e “çimentuar” triumfin deri në grabitje flagrante e vulgare votash, me rezultate që shkonin deri në 105% në ndonjë zonë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme