Gruevski si Papa Vojtila, pret në audiencë atentatorin

Qeveria e Maqedonisë është kujdesur të nxjerrë lajmin e pritjes së veçantë që kryeministri Nikola Gruevski i dha studentit Taulant Capa, shqiptar, i cili kishte shtënë me vezë mbi makinën e kryeministrit gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë. Capa është ndaluar së fundi në kufirin maqedonas pasi mesa duket, emri i tij ishte “mbajtur shënim”. Por menjëherë është liruar. Capa shprehu keqardhje për gjestin e nxituar jo thjesht në media, por në takimin që d.v. Gruevski i rezervoi atij. “Ku keni parë të tillë politikan, që të mirëpresë e të falë atentatorët e vet”, ishte pak a shumë domethënia e deklaratës për shtyp të qeverisë maqedonase. Sigurisht, gjesti rreket të përcillet si një shembull shpirtmadhësie, i ngjashëm me takimin në burg dhe faljen që Papa Vojtila bëri me atentatorin Ali Agça. Ka një dallim të vogël: Agça shtiu me plumba dhe desh ja mori jetën Gjon Palit II, ndërsa Taulanti shtiu me vezë mbi xhamin e makinës. Por edhe kështu mirë. Kur s’ke pulën, do hash….vezën.
a.k
Comments
Besoj se pulen qe beri vezen
<p>Besoj se pulen qe beri vezen e skuqen posaresisht per T Capen.</p>
Add new comment