KLSH: Nga janari në qershor, 9 mln dollarë dëme. Tre mln vetëm QSUT-ja

Postuar në 05 Nëntor, 2013 05:53

Nga 9 milionë USD abuzime të administratës me taksat e shqiptarëve për gjashtëmujorin e parë të vitit, KLSH ka zbuluar se një e treta e shumës së këtij dëmi është bërë në spitalin më të madh të vendit, QSUT. Dëmi përfshin sektorin e tenderave, sektorin e doganave, taksave, rrugëve, në pushtetin lokal dhe Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Gazeta Mapo citon raportin zyrtar të KLSH-së, ku nga 121 auditime të kryera nga janari deri në muajin qershor të këtij viti, dëmi i konstatuar ndaj buxhetit të shtetit arrin në 934 milionë lekë. Në fushën e prokurimeve dëmi i konstatuar është  rreth 168 milionë lekë, ku pjesën më të madhe të dëmit kontrollorët e kanë konstatuar në Bashkinë e Durrësit dhe në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Po ashtu, në sektorin e Tatim-Taksave, dëmi i konstatuar arrin në 59 milionë lekë, ku pjesa më e madhe është shkaktuar nga mosarkëtimi i taksës 10 për qind nga hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2. Në fushën e sistemit të pagave dëmi i konstatuar arrin në 45 milionë lekë, ndërsa në fushën e shpenzimeve operative ky dëm arrin në 15 milionë lekë. Një dëm i konsiderueshëm është kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, në vlerën totale prej 330 milionë lekësh nga tejkalimi i fondit të pagave si pasojë emërimeve me kontratë të përkohshme, si dhe nga skadenca e medikamenteve. KLSH ka kërkuar zhdëmtimin e dëmit në masën 100 për qind dhe ka dhënë 519 masa disiplinore. Po ashtu, në prokurori janë bërë 20 kallëzime penale, ku të kallëzuar dhe nën hetim janë 62 persona.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.