Vota e studentëve korçarë, dega e PS-së: Ishin fressh-istë, u paguam transportin

Postuar në 05 Nëntor, 2013 06:29

Pas investigimit të emisionit Fiks Fare, kërkesës së selisë blu që zgjedhjet të përsëriten dhe lajmit të fundit se prokuroria e qytetit të Korcës nisi hetimet për dyshimet e ngritura se janë blerë vota në zgjedhjet lokale për kreun e ri të Bashkisë së Korçës, ka ardhur edhe një reagim nga kreu i degës së PS-së Korçë, Ilir Pendavinji. Ky i fundit deklaroi se shtabi elektoral i PS-së nuk ka kryer blerje votash, por vetëm ka ndihmuar studentët korçarë që studiojnë në Tiranë, “anëtarë të FRESSH-it”, sqaron Pendavinji, me pagesë të udhëtimit.
“Nuk kemi blerë vota, në asnjë mënyrë. Studentët nuk kishin mundësi të vinin në Korçë, ata janë anëtarë të FRESSH dhe ne vetëm sa u kemi paguar shpenzimet që të mund të vinin të votonin në Korçë. Rruga vajte-ardhje Tiranë-Korçë kushton 16 mijë lekë të vjetra”. Pra vota ishte apriori për kandidatin socialist, vetëm se shtabi elektoral mundësoi transportin e votuesve të vet. Megjithatë, ka një pyetje: Kjo çështje kuptohet që bëri xhiron e medias me shpejtësi rrufe; a nuk mund të ishte i tillë dhe reagimi i PS-së?

a.k

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Dhe ju te Respublica-s e besuat direkt deklaraten e PS-se Korce, pavaresisht se ishte e vonuar: Me mire vone se kurre! E besuat sikur te vinte nga vete selia e PD-se! Apo prit pak, se ata te PD-se nuk jane te besueshem, kurse keta te PS-se jane ndryshe, cuna te bukur me kostum e kollare, punojne edhe ne universitet! E si mund te genjejne?!

Po pak me thelle nuk mund ta shtronit pyetjen ju si gazetare qe jeni? P.sh. se cfare do te thote ky fenomen pagimi per votim, qofte edhe per shpenzimet e rruges, per kulturen tone politike dhe zgjedhore? A mos eshte bere tashme i pranueshem nga vete partite politike shqiptare ne pergjithesi, dhe ato aktualisht ne pushtet ne vecanti, koncepti se vota mund dhe duhet te blihet? A duhet ta marre ne te ardhmen E. Zaloshnja parasysh faktorin "vote e blere" me qellim qe sondazhi i rezultatit zgjedor te mos i dale me gabim ≥100%  (mbi 10.000 vota epersi ne vend te 5000 te parashikuara nga Zaloshnja)?

Por me falni, se po kerkoj pak si shume nga nje medium qe ka bere thirrje qe qelbesirat politike te cdo krahu te bashkohen. Kur kerkon nga qelbesirat te bashkohen, atehere duhet te pranosh edhe mjetet qe keto qelbesira perdorin per te ardhur dhe qendruar ne pushtet. E gezofshi bashkim-vllazerimin e politikes me mediat dhe demokraturen e M. Nanos, E. Zaloshnjes, K. Cukalit, M. Bazes, A. Stefanit, Alqi Kocikos e shoke.

Submitted by Poli (not verified) on

Ore po qene freshiste si ka mundesi qe i paguani neper skuta dhe jo ne seline e ps. si ka mundesi qe paguat edhe gazetaren e fiksit. si ka mundesi qe e pyetet: Po ne qeshor terhoqe gje? Si ka mundesi qe i kerkonit bojen e gishtit dhe ID a ka votuar? as te freshistet nuk keni besim???? Pse nuk i kerkonit karten e freshistit dhe jo ID? Po ndonje fature pse nuk preni, si justifikohen ato shpenzime??? Pyesni njehere ate zocken e tatimeve qe thote merrni kuponin tatimor per cdo gje.

Po nuk keni faj se ajo qe eshte me e renda eshte fakti qe justifikohet cdo gje prej shoqerise dhe e shohin edhe kete akt krejt normal. Ky eshte shkaterrimi me i madh qe e gjithe politika i beri shoqerise sone. TURP

Submitted by beni (not verified) on

Opo  nuk  lahet m..ti  me  shu..re  sepse  ere  qe  ere  vjen.

Submitted by IH (not verified) on

Kreu i pras zegjedhur i Bashkisë Korçë duhet të mos pranoj të betohet dhe të marr shiritin kuq e zi.

Pranimi i sotëm nga ana e PS Korçë i aktit kundraligjor sjell që vet zgjedhjet të mos jenë në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.

Kjo NUK është RILINDJE!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.