Reagon ambasada britanike: Crown Agents përflitet pa të drejtë nga PD

Pasi ka dëgjuar në heshtje për disa ditë akuzat e ngritura nga opozita e djathtë ndaj kompanisë “Crown Agents”, sot ka reaguar ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, duke i cilësuar ato krejtësisht të pabaza dhe. Përmes një njoftimi, Ambasada (foto, ambasadori Cannon dhe kreu demokrat Basha) bën të ditur se kompania britanike në fjalë i ka propozuar qeverisë së Shqipërisë një projekt për të përmirësuar menaxhimin dhe performancën e shërbimit doganor. “Vendimi për këtë projekt të propozuar varet tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar, duke marrë parasysh nevojat e Shqipërisë, përmbajtjen e projektit dhe koston. Kontrata e plotë ka qenë dorëzuar në Kuvend në mënyrë që të informohen për përmbajtjen e saj,” nënvizon Ambasada. “Crown Agents” është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka qenë e përfshirë në më shumë se njëqind vende të botës. Ajo ka menaxhuar projekte specifike në fushën e doganave me sukses të madh në Bullgari , Maqedoni, Bosnjë - Hercegovinë dhe Kosovë. Aktivitetet e “Crown Agents” janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat e Bashkimit Evropian, dhe mbështetëse te procesit të anëtarësimit evropian të Shqipërisë”.
Në njoftimin e Ambasadës shtohet se “disa individë në qarqet politike shqiptare dhe në media kanë bërë akuza të rreme për korrupsion dhe praktika të pandershme biznesi, madje edhe duke kërkuar të lidhin aktivitetet e kompanisë me ish-anëtarë të shquar të qeverisë britanike. Sigurisht, nënkuptohet Toni Bler, të cilin nuk e përmendin nominalisht krerët demokratë, por organi zyrtar i partisë.
a.k
Comments
Ja të shikojmë se çfarë do
<p>Ja të shikojmë se çfarë do thojë Lushka tani</p>
Add new comment