Bushati për stoqet kimike siriane: SHBA na kontaktoi, por s’e kemi vendosur. AKIP kërkon referendum

Postuar në 05 Nëntor, 2013 09:49

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur për gazetën franceze “Le Monde” pas takimit që pati dje në Paris me homologun e tij francez, Laurent Fabius. Bushati pohoi se Shtetet e Bashkuara realisht i kanë kërkuar Shqipërisë që të organizojë në tokën e saj shkatërrimin e arsenalit kimik sirian. “Por nuk kemi marrë ende asnjë vendim deri më sot. Nuk kemi zbritur as në nivelin e diskutimeve teknike”, citohet të ketë thënë Bushati. Sipas gazetës franceze, Tirana po e studion ofertën me kujdes. Shqipëria paraqet disa avantazhe, sidomos gjeografike, të cilat e lehtësojnë një transport të mundshëm të stoqeve kimike në rrugë detare. “Le Monde” thotë se Shqipëria disponon një eksperiencë të veçantë në fushën e neutralizimit të arsenalit kimik, pasi në vitin 2007, është bërë vendi i parë që ka shkatërruar tërësisht arsenalin e trashëguar regjimi komunist, afërsisht 16 ton gaz kimik.

Ministri i Mbrojtjes së asaj kohe, Mediu, ka thënë në shtypin shqiptar se shkatërrimi i këtyre stoqeve jo vetëm u financua nga SHBA me 35 milionë euro, por ishte Departamenti amerikan i Mbrojtjes që kreu këtë operacion, ndërsa forcat shqiptare vetëm ruajtën perimetrin. “Pra ne nuk kemi asnjë përvojë”, konkludon Mediu. Por duke e marrë si fakt të kryer që edhe këtë rradhë gjithçka do ta kryejnë amerikanët, duket se ngërçi më i madh i qeverisë Rama është fakti që kjo “dhuratë” siriane i vjen sapo ndryshoi ligjin e importit të mbetjeve. Ndaj për çështjen e lëndëve kimike siriane Rama ka kundër dhe Aleancën qytetare AKIP, që ishte në mëdyshje për ta ndërprerë veprimtarinë pas ndryshimit të ligjit të mëparshëm, por tani kërkon referendum popullor për stokun sirian.

a.k

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

Thuajini SHBA-se qe t'i importoj ne vendin e vete dhe t'i stokoj atje. Shqiperia ''vater e mbetjeve kimike'', me njerez te semure qe ne cdo 10 m gjen nje farmaci me ilace te skaduara.

Submitted by Gega (not verified) on

Kshu eshte kur qeveria merr persiper te anulloje nje referendum. Nuk e kuptoj si qeveria mund te anulloje nje referendum. Referendumi ka dy pergjigje. Po sikur , rasti eshte hipotetik referendumi ta kishte aprovu ligjin. Ose e kunderta. Te pakten do kishim nje baze shum me te forte e reale per te vendosur.

Dreqi ta hajde cdo gje e bejme mbrapsht.

Dy senatore amerikan investohen te shkaterrojne armet kimike ne shqiperi , ne cdo bejme , gjithmone frikacakun do bejme , e pastaj do qahemi.

Jemi marros te gjithe pas facebookut e iphon-ave po harrojme qe teknologjia eshte shum me e gjere.

Teknollogjia e sotme ka gjith kapacitetin e nevojshem  ( nqs mbikqyret nga nje qeveri serioze ) jo te menaxhoje nje ligj mbetjesh si ai qe anulluam por dhe me koeficent shum me te larte rrezikshmerie.

Personalisht mendoj se qeveria ka kapacitetin ta marr persiper nje mision te tille. Do ndeshet me kundershtime , po ajo eshte qeveri dhe ka forcen , neqoftese ka vullnetin e seriozitetin te beje punen mire ,  e tju tregoje te gjitheve qe e kundershtojne(dhe me te drejte, vet e vendosi standartin ose precedentin) se mund ta kryeje ket mision me sukses.

Rezultatet pastaj do flasin vete.

Kemi nje mundesi te ndihmojme aleatet e ti tregojme dhe botes se dime te bejme dicka.

Submitted by Kristi (not verified) on

Ore je ne terezi ti?!! Pse nuk i leron ca hektare toke nga ajo jotja dhe ti magazionojme aty?? Te shohim pastaj nese do te mund ta perdoresh me token dhe ujerat perreth. Idiot i lindur

Submitted by Kristi (not verified) on

Ore je ne terezi ti?!! Pse nuk i leron ca hektare toke nga ajo jotja dhe ti magazionojme aty?? Te shohim pastaj nese do te mund ta perdoresh me token dhe ujerat perreth. Idiot i lindur

Submitted by Lorenzo Dema (not verified) on

Po ti more Kelysh komunisti (nga ato te qelburit fare) nuk ke bythe te marresh nje vendim vete por duhet te japesh justifikimin e amerikaneve.

E vaj vatani e mjer mileti....hikem nga nje uzurpues dhe erdhem tek ato qe nxirrnin kunjin me ne deri ne 90-ten.

Ptu rrace e kuqe qe ju dalte fara.

Submitted by Paulin Gega (not verified) on

Kur lexoj kto komentet tuaja , bindem thellesisht se ato 16.000 kg e armeve kimike tona qe kishim duhet te na i kishin lene e ndoshta i kishim shkaterru vet per nja 200 vjet ndoshta.

Submitted by Gjon (not verified) on

Nuk merret vesh kjo logjika e "Rilindesve", dje nuk lane gje pa thene kunder Berishes per plehrat qe kishte planifikuar te sillte nga Europa ndersa si pa te keq sot ato dalin zot per te na sjelle plehra te tjera nga Siria. Jo per gje po Rama beri mjaft propagande parazgjedhore mbi kete teme... po tani ku jane "altoparlantet" denoncues te PS-se Braçe e Balla???

Lum si ne qe kemi rilindur nga nje pleh ne tjetrin, fatkeqesisht rezultati ngelet gjithmone ai: te mbuluar me plehrat e botes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.