Shënim: Korça, sindroma e teprimit të zullumit bash kur nuk ke nevojë!

Postuar në 04 Nëntor, 2013 14:41

Në verën e vitit 1996, kur skemat piramidale vijonin të villnin interesa dhe qeveria e PD-së gdhihej e ngrysej me lavde mbi pionerët e kapitalizmit shqiptar, shqiptarët shijonin “normalitetin” e pranisë së logove si VEFA në ngjarje sportive globale si Formula 1. Shanset për zgjedhjet parlamentare të fundit të majit, me të tepërt flisnin në favor të PD-së, por kësaj të fundit nuk iu durua pa e “çimentuar” triumfin deri në grabitje flagrante e vulgare votash, me rezultate që shkonin deri në 105% në ndonjë zonë. Nja pesë vjet më pas, edhe e majta e humbi sensin e masës, jo vetëm me shpikjen e Dushkut, por edhe me episode të tjera groteske. Historia përsëritet këto ditë me Korçën, ku çdo manual zgjedhjesh demokratike dhe vetë realiteti në terren, do ta nxirrte PS-në fituese. Edhe një herë, pikërisht kur s’ke nevojë fare, zelli politik bën që ekspozohesh në një dritë qesharake, dhe merita i shkon emisionit Fiks Fare. Studentët korçarë të Tiranës votojnë për PS-në në këmbim të shpenzimeve të fundjavës të paguara nga shtabi i Rilindjes. Kryeministri Rama më herët sot falenderoi strukturat për fitoren e bukur të Korçës. Ndoshta, urimi më i saktë do shkonte për përdorimin efikas të fondeve të fushatës…

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

i pagoi rrugen , udhetimin . jo shpenzimet e fushates pak me serioz ne ato qe shruani

Submitted by Olti (not verified) on

Si dikur Bellair po jo nen siglen e PD
Mire e kishte Qifja e xhiba, kto te gjatit thyhen si pras nrice e bab

Submitted by Tironsi pa Tirone (not verified) on

As nuk me duhet fare a do dilte lajmi ne drite, u vodhen apo jo. Personalisht nga ç'perjetova nga Rilindja, jam i bindur rilinden hajdutet qe moren ne qafe Nanon (perfshi Meten me 400 hajdute)!
Qe e keqja e ka mbyt ket popull dhe jane perdhunuar nga trute kete e kuptova!
Tani thjesht jam kurioz c'fraze do shkruhet ne carcafe per te "ikur Rama photo-shopi"?
Berisha aty eshte prape gjithsesi....

Submitted by Hithri (not verified) on

Kur vidhte sala me thase votat, si ato te  Tiranes qe i fitoi me 5 vota, asnje nuk "ngriti" zerin te bertiste, as fiksi i faret nuk gjeti prova per blerej votash.

Tashti gjeten ca studente qe po pranojne te jene paguar 2000 leke, dhe e pranojne kete gje perpara kamerave,  dhe nuk i ben pershtypje askujt se eshte pak si cudi se si nuk kane kerkuar ca para keta studentet per te dhene kete info qe i demaskon si votues te blere?

Submitted by Anonim (not verified) on

Ku e ke hallin? Meqenese ka vjedhur Edi s'duhet te flasim? Te ngelet hatri ty?

Submitted by Torinsi pa Tirone (not verified) on

Ore ti tip, vodhi Sala te vjedhi dhe ky? Po mire me ja te besuam qe eshte i mire Rama po na sqaro qellimin pse u vodhen! Nuk di se nga tja fillloj por me ty eshte i kote edhe ofendimi edhe morali!
Une edhe te tjere ketu qe e quajne krim, e vjedhje jemi njerez qe nuk vjedhim ide e mendime e jo me leke qyl! Nuk dua te zgjatem te humeniteti i votes pasi eshte e tepert! Ndersa ti...,
Ti je nje dembel qe 4 vjet rreh gjoksin, e 4 vjet rreh gruan se militantet (bazen) partia i ruan per ditet e lavdishme e kundershtari i ka ne shenjester e ti quhesh HERO. Jo mor zotri je thjesht nje sylesh me sy te mbyllur per mos ta cuar me tej nje koqe qe tallen me ty!

Submitted by lapraksi (not verified) on

Ju dhjefsha ne blogun e juaj progresiv! Po ta kishte bere Sala do te ishit ketu duke kerkuar nderhyrjen e ndonje force supreme per te sjelle drejtesine ne vend. E ben Rama dhe gazetari i shitur koke e kembe (ndoshta Muci do te thote qe jo, ju betohem qe nuk eshte i shitur, por edhe ne o Muco e kemi fjalen si shitja e ketyre studenteve nga Korca, keshtu qe mos e mer personale) ne vend qe te thote turp Rama, thote kujdes shpenzimet!

Gazetari sic duket ka harruar per vitin 1996 sepse e kujton edhe gabim (Vefa, 105%,...) dhe nuk mban mend se cfare solli ajo dite zgjedhjesh.

Ashtu sic kishte harruar te fliste Brace i cili nuk le teme pa permendur ne Facebook. I cili eshte edhe nga te rrahurit e Agim Shehut ne te marten e 28 majit 1996. Po le qe kujt i tregoj une...

Submitted by Prenga Tirons k... (not verified) on

O lapraks po lexoje mire o burri dheut
Ato qe po permend ti po thote dhe gazetari...

Submitted by Diferenca pa Mo... (not verified) on

Eshte gjesti, i turpshem, qe bertet dhe duhet veshtruar ne sy.

Nuk ka asnje rendesi nese "blerja" e votes duhej per te fitore te thjesht, apo per ta thelluar ate!

Manipulim eshte imoral, perdorja e pushtetit eshte rrezik qe sjell rreziqe te tjera.

Nese manioulimi ndodh per nje bashki, pas nje fitore te madhe si ajo e qershorit, merre me mend

se ç'mund te bejne keta individe/sugjerues, organizues zgjedhjesh, ne rast se beteja do ishte me nje

kundershtar te forte, jo si PD e pas Qershorit...!

Ky kryetar bashkie do konsiderohet, edhe nga te vetet, si i zgjehdur (edhe) me vota te blera!

Mbeshtetesit e tij, deri edhe njerezit ne kryeministri e filluan keq organizimin e zgjedhjeve!

Nese Berisha nuk ka goje te ankohet, te tjeret pas tij sigurisht kane te drejte te fitojne terren.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Nuk pati asnje pyetje, per ke votove. Thjesht nje biznesmen mund te kete sponsorizuar udhetimin e studenteve. Ata mund te kene votuar edhe PD.
Po kur Sala ju thoshte nxenesve te shkollave, ju thoni prinderve te votojne PD.

Submitted by beni (not verified) on

O  Liro, vertet  mendon  se  ky  biznesmeni  i  PS  do  ti  paguante  udhetimin  votuesve  te  PD?Jam  dakort  me  komentin  e  nje  komentuesi  me  siper  qe  po  ta  kishte  bere  PD  kete  atehere  sot  do  kishim  ne  shesh  me  qindra  vete  dhe  do  bertisnin  Hapni  kutite  dhe  ku  te  gjitha  OJQ  dhe  te  gjitha  shoqatat  e  tjera  te  sponsorizuara  nga  Sorosi  nuk  do  te  linin  me  perfaqesi  diplomatike  pa  u  ankuar.Me  vjen  vertet  cudi  qe  mediat  afer  maxhorances  e  kalojne  si  pa  te  keq  duke  ne  dhene  vetem  nje  lajme  te  ftohte dhe  nje  shkrim  a  thua  se  e  ka  shkruajtur  ndonje  nga  rruga.Me  sakte  do  te  dija  se  cfare  mendon  z. Nano  dhe  se  kush  jane  iniciativat  qe  ai  do  te  marre  bashke  me  shume  te  tjere  qe  i  bejne  fresk  mazhorances?

Submitted by Bard (not verified) on

Verej jo pak apologjiste qe sjellin argumente te ketij lloji: Studentet nuk i perballojne dot shpenzimet, prandaj se ku u gjet nje filantrop atdhetar e vetemohues qe ua beri te mundur qe te mos mungonin ne votime. Kjo lloj filantropie ngado qe ta rrotullosh bie ere gjiriz, dhe ça eshte me e rendesishme, eshte e denueshme ligjerisht. Mirepo nuk ka pse çuditemi e skandalizohemi shume, gjirizi moral tashme eshte habitati natyror jo vetem i politikes, por edhe i nje kategorie sociale qe jo vetem shet voten per leke, por kapet pas argumentimeve nga me te çuditshmet per ta quajtur kete akt te justifikuar moralisht e juridikisht.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Situatë tipike e llojit që kushdo gjen atë që do, për të justifikuar bindjen që ka.

Unë përherë e kam menduar dhe e mendoj që e majta ka avantazh të padiskutueshëm (ndaj "të djathtës" ) për të krijuar precedentë të mirë në procesin e gjatë e të ndërlikuar të shtetformimit. Kuptohet që ujrat duhen trazuar kur ato fillojnë të qelben, por për të gjykuar realitetet ka dy momente:

a) Gjykimi jashtë kontekstit kohor dhe shoqëror i forcës politike, pra gjykimi sjelljes së saj në lidhje me ligjshmërinë dhe moralin, pa e krahasuar dhe relativizuar. Në këtë moment secili sillet sipas qytetarisë që ka, dhe shfaq kufirin e mbështetjes ndaj veprimeve të forcës politike në momentin që shfaqen shkelje që krijojnë degradim dhe cënim të drejtash themelore të bashkëqytetarëve, duke reaguar fillimisht për korrigjim; në rast moskorrigjimi trashanik, në largim.
b) Gjykimi relativ i situatës, ku individi "peshon" me gjakftohtësi realitetet, alternativat politike;  krahason produktin total të tyre duke u munduar të gjejë realisht se kur është momenti kur ndodh shterrimi i qeverisjes dhe peshorja e përmirësimit kalon qartë nga pretendentët e tjerë qeverisës.

Besoj se optimalja është të gërshetosh me mençuri të dyja momentet, duke kuptuar sa më qartë se ku e ke të mirën, ti dhe shoqëria, gjithmonë duke e vënë veten (aq sa mundesh) nën përgjegjësinë e realizimit të gjërave. Nëse nuk është ky indi i bashkëveprimit mes qytetarëve, debatet janë ose arena sportive, ku individët kënaqen me superioritetin e mprehtësisë dhe elokuencës, ose situata ku një pjesë, në mënyrë tinzare, duke përdorur parimet (pa "aktet nënligjore") realizojnë thjeshtë një interes të ngushtë personal kundër interesit të një grupi të gjerë (ku bëjnë gjithashtu pjesë).

Për rastin në fjalë, mendoj se edhe nëse PS-ja, me fonde të ligjshme, vendoste mjete transporti për pasues të saj të vullnetshëm, debati do ishte në po këto ujra.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Tamam, hajde t'i ndajme hajdutet ne te mire dhe te keqinj (desh thashe ne partizane dhe gjermane)......

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.