Arkiv-Lajme

Nano: Që takimi mes Ahmetit e Thaçit të mos jetë një qokë

Postuar në 07 Nëntor, 2013 08:18

"Kur të shkruhet një ditë historia e marrëdhënieve mes udhëheqësve shtetërorë e politikë të Shqipërisë me eksponentët e politikës shqiptare në Maqedoni, kanë për të dalë në shesh xhevahire të lloj-llojshme, por mbi të gjitha ka për të dalë në shesh roli përçarës i “trimave” të Tiranës - shkruan Mustafa Nano në Zululandin e sotëm në DITA, duke theksuar se  "baruti i sherrit mes shqiptarëve që bëjnë politikën në Maqedoni është ndezur dhe nga Tirana zyrtare, përfaqësuesit e së cilës e kanë pasur më të lehtë të luajnë rolin e tyre paternalist në një rrethanë konfliktuale".

SHBA-Shqipëri pranë marrëveshjes për armët siriane?

Postuar në 07 Nëntor, 2013 07:04

Foreign Policy zbulon detaje të reja në lidhje transferimin e armëve kimike siriane në Shqipëri. Referuar burimeve të saj diplomatike ka zbardhur planin që qeveria e Bashar Al Asad i ka paraqitur OKB për transferimin dhe shkatërrimin e armatimit kimik. Plani përfshin rreth 120 forca sigurie siriane, qindra kamionë të blinduar dhe një rrjet komunikimi të avancuar që lidh Damaskun me detin Mesdhe.

Gjobiten makinat e deputetëve (e bëjnë policet femra)

Postuar në 07 Nëntor, 2013 03:47

Policia Rrugore e Tiranës theu dje një tabu duke vendosur gjoba ndaj deputetëve që kishin parkuar në mënyrë të parregullt në zonën para Kryesisë së Kuvendit, tek ish-Blloku. Parkimi dysh, mbi trotuar apo në vende ku nuk lejohet qëndrimi i mjeteve, deri dje ishte një privilegj rutinë për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Disa vajza e djem të rinj, të veshur me uniformën me ngjyrë të verdhë fosforeshente të Policisë Rrugore, kanë rrethuar makinat luksoze private dhe ato me targa zyrtare dhe pa asnjë hezitim plotësonin fletën e gjobës.

Jashtëzakonisht të rrezikshme, jam kundër - thotë deputeti Baraj për armët kimike siriane në Shqipëri

Postuar në 07 Nëntor, 2013 03:38

Deputeti socialist, Besnik Baraj, shprehet kundër shkatërrimit të lëndëve kimike në Shqipëri. Për Barajn, Shqipëria nuk i ka kapacitetet e duhura për shkatërrimin e këtyre armëve.  “Shqipëria nuk i ka këto kapacitete, nuk ofron mundësi për të bërë shkatërrimin e këtyre lëndëve pa pasur një ndihmesë nga një shtet që ka teknologjinë dhe burime financiare. Por nuk është vetëm kjo, duhet të shprehet dhe të dëgjohet dhe vullneti i vendit pritës. Sigurisht, i takon qeverisë të vendosë”, shprehet Baraj në një intervistë për News 24.

Ligji rus mbi homoseksualitetin

Postuar në 07 Nëntor, 2013 03:31

Në Rusi ka qenë gjithnjë e rrezikshme të flasësh hapur për seksualitetin. Por ndërkohë është bërë shumë e rrezikshme, ankohen përfaqësues të shoqatave ruse të homoseksualëve, dyseksualëve dhe transseksualëve (LGTB). Ligji i miratuar në qershor 2013 për ndalimin e propagandës homoseksuale e ka ashpërsuar gjendjen edhe kështu të vështirë të homoseksualëve në Rusi. Edhe vetëm dyshimi për prirje homoseksuale e vë personin në fjalë në shënjestër të homofobëve.

Dy fustanet e Halloween zemërojnë familjarët e viktimave të 11 shtatorit

Postuar në 07 Nëntor, 2013 03:25

Dy vajza britanike kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të rënë në sy në festën e Halloween duke veshur fustane të ngjashme me kullat binjake që u hodhën në erë në 11 shtator 2001. Fotot e tyre kanë sjellë zemërimin e familjarëve të viktimave nga akti terrorist që çoi në shembjen e dy kullave dhe vdekjen e 2,996 njerëzve.

Një çerek shekulli nga zbulimi zonës së fundit naftëmbajtëse...

Postuar në 06 Nëntor, 2013 16:14

Një çerek shekulli nga zbulimi zonës së fundit naftëmbajtëse, Shqipëria duket se ka gjetur një tjetër vendburim për arin e zi. Kompania holandeze “Royal Shell” dhe ajonafte “Petromanas” njoftuan se rezultatet e para të testimit në pusin ‘Shpiragu 2′ ne Berat kanë konfirmuar praninë e rezervave të ndjeshme të naftës - raporton faqja online e MAPO.

SHËNIM: 2 mijë lekë shumëzim për 1 milion shpulla

Postuar në 06 Nëntor, 2013 14:15

Nga fotoja, është një vajzë që e kemi të vështirë të kuptojmë nëse është apo jo hallexheshë. Nuk duket edhe aq. Madje, mund të ketë edhe smart-phone në dorë. Sikur të ishte hallexheshë, kjo shitja e votës do të merrte një farë kuptimi, sepse, është e  kotë t’i kërkosh dikujt të ruajë dinjitetin politik  kur ai nuk ruan dot as standartin e mbijetesës.

Politikani kosovar (që po krijon një parti proislamike) rezulton agjent i Kundërzbulimit Serb, KOS

Postuar në 06 Nëntor, 2013 11:57

E përditshmja kosovare EXPRESS ka botuar disa dokumenta të Inteligjencës Kosovare ku thuhet se politikani Fuad Ramiqi është i rekrutuar i Kundërzbulimit serb (KOS). Ramiqi, një person kontrovers, ish-zyrtar i së paku dy partive, kandidat i pavarur, dhe tash lobues i vijës ekstreme të të drejtave të myslimanëve në Kosovë, është fytyra e partisë së dytë islamike në vend, partisë LISBA.

V4 mbështet përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Postuar në 06 Nëntor, 2013 10:34

Grupi Vishegradi 4, i përbërë nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia, është deklaruar se mbështet në mënyrë të fuqishme përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si garanci për stabilitetin në rajon, që shpeshherë është shkatërruar nga luftërat dhe konfliktet etnike, - shkruan e përditshmja Wall Street Journal.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme