"Zgjedhjet u blenë" - thotë PD dhe "dorëzon" Korçën në KQZ

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ kërkesën për anulimin e zgjedhjeve lokale në Korçë. Në emër të PD, dorëzimi u bë nga përfaqësuesi ligjor i saj, Oerd Bylykbashi. Në një prononcim për mediat, ky i fundit tha se PD i kërkoi KQZ shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 3 nëntorit për kryetar bashkie në Korçë dhe ripërsëritjen e tyre.
“Zgjedhjet në Korçë janë të pa vlefshme sepse votat u blenë. Në vijim të asaj shkleje të rëndë që jo vetëm është konstatuar nga qytetarët Korçarë por u faktua dhe me një filmim, i kërkuam KQZ-së që të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në Korçë. Shpresojmë që KQZ dhe instancat e tjera do i japin përgjigjen e merituar. Shteti së drejtës është e vetmja garanci që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”, deklaroi Bylykbashi.
PD i ka cilësuar të pavlefshme zgjedhjet e mbajtura të dielën në Korçë, ku kandidati i majtë fitoi me një rezultat të thellë, praktikisht mbi 10 mijë vota më shumë se rivali demokrat. a.n.
Comments
Mire do ishte qe ne vend qe
<p>Mire do ishte qe ne vend qe te gjenin justifikime te njepasnjeshme per humbjet, te uleshin dhe te analizonin situaten ne PD, raportin e PD me shqiptaret ne teresi dhe me anetaret e PD ne vecanti.</p><p>Nejse xhanem, keta e dine vete, po nuk besoj se do ecin dot perpara duke genjyer veten. Zgjedhjet ne Korce edhe mund te perseriten, por kjo nuk ndryshon gje ne problemet e renda qe ka PD-ja sot.</p>
Add new comment