Dy fustanet e Halloween zemërojnë familjarët e viktimave të 11 shtatorit

Postuar në 07 Nëntor, 2013 03:25

Dy vajza britanike kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të rënë në sy në festën e Halloween duke veshur fustane të ngjashme me kullat binjake që u hodhën në erë në 11 shtator 2001. Fotot e tyre kanë sjellë zemërimin e familjarëve të viktimave nga akti terrorist që çoi në shembjen e dy kullave dhe vdekjen e 2,996 njerëzve.

Të mendosh që njëra nga vajzat është e bija e një piloti në pension që punonte me linjat amerikane. Amber Langford dhe Annie Collinge, 19 vjeçare, nuk e kanë menduar aq gjatë kur janë veshur si World Trade Center madje duke i bërë fustanet-kulla të shpërthyeranë flakë. Ndërkohë klubi I natës ku ato shfaqen veshjet e tyre ka kërkuar falje familjeve të viktimave, megjithëse atë natë veshja e tyre u shpall më e bukura duke fituar madje dhe 150 paund si çmim. MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.