Jashtëzakonisht të rrezikshme, jam kundër - thotë deputeti Baraj për armët kimike siriane në Shqipëri

Deputeti socialist, Besnik Baraj, shprehet kundër shkatërrimit të lëndëve kimike në Shqipëri. Për Barajn, Shqipëria nuk i ka kapacitetet e duhura për shkatërrimin e këtyre armëve. “Shqipëria nuk i ka këto kapacitete, nuk ofron mundësi për të bërë shkatërrimin e këtyre lëndëve pa pasur një ndihmesë nga një shtet që ka teknologjinë dhe burime financiare. Por nuk është vetëm kjo, duhet të shprehet dhe të dëgjohet dhe vullneti i vendit pritës. Sigurisht, i takon qeverisë të vendosë”, shprehet Baraj në një intervistë për News 24.
Deputeti socialist shikon dhe një paradoks mes qëndrimit që PS ka mbajtur për importin e plehrave dhe pranimin për asgjësim të armëve kimike nga Siria. “Pa dyshim, në klimën e viteve të fundit ne kemi miratuar një ligj që ndalohet në mënyrë të prerë importimi i mbetjeve të rrezikshme për qëllim asgjësimi apo qëllime të tjera. Ne sapo kemi dalë nga një histori mjaft polemizueze për shoqërinë shqiptare, si ajo e mbetjeve. Unë e konsideroj të vështirë të pranohet, pasi do kishte kosto për çdo forcë politike për t’u asgjësuar në Shqipëri, për shkak edhe të fraxhilitetit duhet evituar, dhe partnerët tanë duhet të na mirëkuptojnë, nuk mund ta pranojmë”, shprehet Baraj.
Kundërshtimin e asgjësimit të këtyre armëve në Shqipëri, deputeti i PS, njëkohësisht profesor i asociuar i Kimisë Industriale, e sheh te rrezikshmëria që këto armë mund të sjellin në popullsinë tonë. “Nuk ka pse të ketë kosto, kemi burime ujore të shumta dhe kudo ku të jetë e lokalizuar, mund të paraqesë rrezik për kontaminim. Unë personalisht nuk jam dakord të asgjësohen lëndët kimike. Madje kam bërë pjesë edhe në luftën politike të PS për të ndaluar importin e mbetjeve. Mund të ketë kosto për subjektet politike. Lufta jonë politike nuk ishte fiktive. Këto janë mbetje jashtëzakonisht të rrezikshme”, tha Baraj. a.n.
Comments
Po te hysh ne detaj te
<p>Po te hysh ne detaj te rrugetimit politik te Edi Rames sigurisht dhe realisht, Ai duhet te vizatohet ne formatin qe i takon: ate te djallit. Po ja qe kemi gazetare qe jo vetem i sfumojne po ne menyre te ndergjeshme jane gazetare llogoresh qe te fusin shiringen e amnizise. Deshtimet jane pjese e jetes sone. Po dua qe ta mbyll se po me shkon pak si gjate komenti. Pra deshtimet dhe krizat jane pjese e jetes sone, dhe na doli nje mashtrues, nje super mashtrues qe jargezonte plot ulerima e terbim si nje termet sizmik qe lekundte cdo njeri, qe nuk do te falte asnje njeri qe luante me voten. Bukur fort. Po jo vetem me voten, po me nje ylber premtimesh e shprese per shoqerine qe do te rilindnim! Na injektoje shpresen duke e ndjekur ne shkretetiren e humbjes se vlerave si individe e si shoqeri...per te rilidur. Nuk ka rilindje dhe kjo nuk eshte humbje shprese, po eshte te prekesh fundin te rrezohesh ne humneren e kenetes se mutit. Nuk eshte vetem deshtim e shgenjim, po nje krize depresive mbare kombetare qe te pret krahet e kembet e te ben ulog si popull. Eshte deshtimi dhe shperdorimi i besimit te hajdutit dhe gangsterit qe te ben te mos kesh besim te politika. Te formaton te deshtuar dhe frikacak. Ta kthen ne kulture deshtimin dhe friken, nenshtrimin dhe apatine. Dhe ne kete sakatim handikap te shoqerise ne pesojme humbjen me te madhe: BESIMIN. Dhe njeriu nuk ka asnje rezistence, dhe njeriu eshte i kapitulluar e i pafuqishem ndaj horrave. Dhe vetem horrave i rritet vetebesimi duke jetuar nen lavdine e egos se tyre arrijne deri aty sa nxjerrin pallen e na shurrojne ne koke. Te gjithve. Dhe kombi eshte ne rrezik nga gangstere te tille qe perdhosin kushtetuten, ligjin, fjalen e dhene. E kam fjalen per helmet vdekje prurese qe do te hyjne nga Siria.</p>
Mire e ke to o zoti Bare por
<p>Mire e ke to o zoti Bare por Shoku Edi e ka bere pazarin me SHBAne....Ajo copa e mishit Kodheli nuk po del ti thote popullit se cfare katraure ekologjike kane firmosur. Tani kuptohet per na futen jashte rregullave te NATO. Per te na bere kazan plerash kimike...Ky popull turme mbeti dhe vazhdon ti beje servillin ndaj Amerikes...Turp turp turp</p>
Add new comment