V4 mbështet përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Grupi Vishegradi 4, i përbërë nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia, është deklaruar se mbështet në mënyrë të fuqishme përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si garanci për stabilitetin në rajon, që shpeshherë është shkatërruar nga luftërat dhe konfliktet etnike, - shkruan e përditshmja Wall Street Journal.
Takimi i fundit i grupit V4 u mbajt këtë javë në Godollo të Hungarisë. “Disa mund të thonë se treni për zgjerim po lëvizë shumë shpejtë, ose disa të tjerë mund të thonë se ai po lëvizë shumë ngadalë, por çështje kryesore për grupin Vishegradi4 është se treni po lëvizë”, tha ministri i jashtëm hungarez, Janos Martonyi, vendi i të cilit ishte mikpritës i takimit.
E përditshmja Wall Street Journal shkruan se takimi i së enjtes së shkuar, në të cilin kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të nivelit të lartë qeveritar nga Italia, Turqia dhe Austria, kishte për qëllim të shfaqte mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, në përpjekjet e tyre për integrim në BE. a.n.
Add new comment