Një çerek shekulli nga zbulimi zonës së fundit naftëmbajtëse...

Postuar në 06 Nëntor, 2013 16:14

Një çerek shekulli nga zbulimi zonës së fundit naftëmbajtëse, Shqipëria duket se ka gjetur një tjetër vendburim për arin e zi. Kompania holandeze “Royal Shell” dhe ajonafte “Petromanas” njoftuan se rezultatet e para të testimit në pusin ‘Shpiragu 2′ ne Berat kanë konfirmuar praninë e rezervave të ndjeshme të naftës - raporton faqja online e MAPO.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanive, gjatë provave të para treditore, nga pusi është arritur të nxirret një sasi nafte nga 800-1300 fuçi në ditë. Sipas njoftimit, nafta është e cilësisë më të mirë, e ashtuquajtur naftë e lehtë, e cila në treg shitet me një çmim më të lartë nga ajo që Shqipëria prodhon aktualisht. Drejtuesit e kompanisë janë shprehur me tone mjaft optimiste para mediave ndërkombëtare. Erik Verdok, zvëndësdrejtori i përgjithshëm i “Shell Europe” e ka cilësuar rezultatin e provave si shumë inkurajues dhe deklaroi se në fillim të vitit tjetër kompania do të ketë rezultatet e saktë mbi rezervat e naftës që gjenden në këtë zonë.

Burime nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, duke konfirmuar lajmin kanë sqaruar se brenda muajit tjetër do të dalë vlerësimi përfundimtar mbi rezrvat e pusit “Shpiragu 2″ dhe më pas në këtë pus mund të fillojë prodhimi i naftës. Pusi “Shpiragu 2″ zotërohet nga “Shell” dhe “Petromanas”, përkatësisht me 75 dhe 25 për qind të aksioneve. Të dy kompanitë kanë investuar rreth 60 milionë dollarë në këtë pus, i cili u shpua deri në thellësinë 5553 metra para se të konfirmohej prania e naftës - shkruan MAPO. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.