Politikani kosovar (që po krijon një parti proislamike) rezulton agjent i Kundërzbulimit Serb, KOS

Postuar në 06 Nëntor, 2013 11:57

E përditshmja kosovare EXPRESS ka botuar disa dokumenta të Inteligjencës Kosovare ku thuhet se politikani Fuad Ramiqi është i rekrutuar i Kundërzbulimit serb (KOS). Ramiqi, një person kontrovers, ish-zyrtar i së paku dy partive, kandidat i pavarur, dhe tash lobues i vijës ekstreme të të drejtave të myslimanëve në Kosovë, është fytyra e partisë së dytë islamike në vend, partisë LISBA.

“Besohet se Fuad Ramiqi është rekrutuar nga KOS-i qysh në fillim të viteve të 90’ta…personeli që i ka mundësuar veprimtarinë ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zëvendës i eprorit të KOS-it Aleksadër Vasiljeviq”, thuhet në disa dokumente analitike për figurën e Ramiqit të cilat i ka siguruar Gazeta Express.

“Besohet që edhe sot Ramiqi vazhdon të jetë i lidhur me strukturat ushtarake të Serbisë që trashëguan KOS-in; si VBA apo VOA…. Por tash e vazhdon aktivitetin për këtë organizmit si mbrojtës i vlerave të islamit.. Për strukturat e shtetit mbetet i dyshimtë edhe një moment kur Fuad Ramiqi, sipas tyre, në vizitën e parafundit të Kryeministrit turk, Reccep Tayyp Erdogan, qe vozitur në makinën zyrtare të këtij të fundit që nga Prizreni, në kthim, deri në Aeroportin “Adem Jashari”. Inteligjenca beson që Fuad Ramiqi vazhdon të mbajë lidhje të fuqishme edhe me iranianët dhe shoqërohet vazhdimisht me një imam të Bashkësisë Islame të Kosovës, Mazllum Mazllumi, i përmendur edhe më herët si imam kontrovers" - shkruan Express. a.n.

http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,125755

Comments

Submitted by flamur (not verified) on

dhe Lulzim Basha eshte i njejti segment. Ftoj edhe sherbimin sekret ne Tirane qe ashtu si sherbimi ne Prishtine ta shpetoje Shqiperine nga agjendat e Beogradit

Submitted by Anonim (not verified) on

Keshtu si paraqiten ketu duken me teper perralla se sa te verteta..!

Logjike eshte qe te jene agjente te CIA-s... dhe jo vetem ky por edhe KOS-i i Serbise, Bashkesia Islame e Kosoves, etj... atehere ka mundesi qe  KOS-i(CIA) ta kete rekrutuar..!

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Krimi me i madh i tij nuk rezultoka bashkepunimi me serbet. Krimi i vertete qenka qe e pi kapucinon te vogel. Keshtu thote SHIK-u kosovar.

Submitted by Tan Lepri (not verified) on

Keta katundaret qe kane ne dore SHIK-un e Hashim Thaqit sot jane ata qe vrane Ahmet krasniqin dhe vrane me qindra kosovare luftetare te UCK-se pas luftes. Keta qe vrane Krasniqin tani duan te vrasin edhe zevendesin e tij, meqe PDK-ja e Hashimit i humbi zgjedhjet e ka frike se mos shoket e Ahmet Krasniqit e cojne Hashim Thaqin ne burg per krimet e tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.