Arkiv-Lajme

Del një vullnetar për armët kimike, dhe kjo është Danimarka, por…vetëm për transportin, gjë që s’e nxjerr Shqipërinë nga sikleti!

Postuar në 08 Nëntor, 2013 12:20

Ka qenë Qeveria e Kopenhagës ajo që ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar që të merren armët kimike siriane nga deti dhe të ofrohet ruajtje fizike e tyre deri në vendin ku do të bëhet shkatërrimi. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar jozyrtarisht se Danimarka mund të kontribuojë me anije për të transportuar nga Siria armët për shkatërrim, tha ministri i Mbrojtjes Nikolai Ëammen, ndërsa  ministri i Jashtëm Christian Aid Friis Bach shtoi se vendi i tij nuk ka plane për të shkatërruara armët në territorin e saj, në Danimarkë.

Ministri grek i Energjetikës flet për kërkimet në Jon dhe Adriatik. S’zihet fare në gojë (mos)marrëveshja me Shqipërinë!...

Postuar në 08 Nëntor, 2013 11:35

Ministri grek i Mjedisit, Energjetikes dhe Ndryshimeve Klimaterike, Janis Maniatis, ka konfirmuar nisjen e shpimeve dhe kërkimeve për naftë në detin Jon dhe Adriatik. Në një intervistë ekskluzive për “Top Channel” ka deklaruar objektiva interesantë, pa dhënë detaje. “Të gjithë shkencëtarët e fushës u thonë të gjithë politikanëve, të mos shpallin sasira dhe rezerva të mëdha përpara se të fillojnë të shpojnë sondat. Por për të ulur pak zhgënjimin tuaj, mund t’ju them se realisht në detin Jon duket se kemi mjaft “objektiva interesantë”.

Protesta e opozitës për “Korçën”, pro dhe kundër në PD. Ruçi: Besojuni deputetëve dhe këshilltarëve tuaj!...

Postuar në 08 Nëntor, 2013 09:53

Si duket “Korça” synohet të bëhet kauza të cilën Berisha e ka kërkuar ethshëm këto 2 muaj (nëpërmjet provokimeve apo ligjit për Nëpunësin Civil) për të nisur protestat në rrugë, një linjë e kërkuar me ngulm prej tij. Kësaj ane i kanë mëshuar edhe kryetari aktual i PD-së, Lulëzim Basha dhe Edi Paloka, ndërsa duket se është distancuar nga kjo me fjalimin e tij në Kuvend, Sokol Olldashi.

Armët kimike: Rama mes popullit dhe Perëndimit, Bushati “diplomatikisht” mundohet të gjejë mesataren

Postuar në 08 Nëntor, 2013 08:56

Mediat e huaja shkruajnë se problemi i demontimit të armëve kimike të Sirisë po sillet shumë vërdallë Shqipërisë së varfër. Armët e Asadit duhet të largohen nga vendi për t’i çmontuar. Po se ku, qeveritë e vendeve perëndimore po mundohen t’ua lënë vendeve më të varfër dhe më të dobët, siç është , fjala vjen, Shqipëria. Megjithëse e varfër dhe e dobët, një ndër tre vendimet e para të qeversisë Rama ishte mosimportimi i plehrave, që u prit mjaft mirë nga shoqëria civile shqiptare. Por tani, Edi Rama, ndodhet përballë sprovës më të madhe të karrierës së tij.

Daçiç, thirrje të vetëve për pjesëmarrje në raundin e dytë të zgjedhjeve: Nuk sakrifikojmë për 10 mijë serbët e Mitrovicës

Postuar në 08 Nëntor, 2013 06:31

Në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe do të ketë rivotime të pjesshme në zgjedhjet për pushteti komunal, ndërsa në pjesën tjetër të vendit po zhvillohen veprimtari politike për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më një dhjetor. Në njëzetekatër komuna ku do të votohet për postin e kryetarit, partitë politike po kërkojnë mbështetjen e njëra tjetrës duke pasur parasysh gjithnjë se zgjedhjet ndonëse janë për pushtetin komunal, ato shihen si një masë përcaktuese edhe për zgjedhjet e ardhshme për pushtetin qendror, që pritet të mbahen në vitin që po vjen.

TEC italian në Porto Romano, por në anët tona, dmth, Shqipëria dhe Durrësi nuk dinë gjë!

Postuar në 08 Nëntor, 2013 06:22

Qeveria italiane miratoi më 19 shtator 2013 ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë elektrike nga TEC-i i Porto Romanos në drejtim të “Çizmes”, gjë që shkakton furtunë në rajonin e Barit, kurse në Durrës nuk është ndërtuar ndonjë TEC me qymyr nga ENEL-i.  Sipas numrit të 6 nëntorit 2013, e përditshmja puljeze “Gazzetta del Mezzogiorno”, një linjë e energjisë do të fillojë nga bregdeti shqiptar deri në Polignano dhe do të shtrihet në territoret e qyteteve / komunave të Mola-s, Conversano-s, Rutigliano-s, Turi-t dhe Casamassima-s, thuhet në faqen on line Durrësi.com.

Ndërsa kërkohet të shkatërrohen armët kimike të Sirisë, në Shqipëri janë edhe 83 ton lëndë tonat pa asgjësuar(!)

Postuar në 08 Nëntor, 2013 05:05

Duket mjaft absurde që Shqipërisë t’i kërkohet pranimi i qindrave ton armë kimike, ndërkohë që ajo ende ka dhjetëra ton të palikuiduara, publikon në numrin e sotëm gazeta Shqiptarja.com, e cila zbardh një  marrëveshje midis Imamit-OSBE të firmosur që më 16 prill të vitit të kaluar, që tregon se te ne në zonën prapa malit të Dajtit, pak kilometra larg kryeqytetit,  ndodhen ende në inventarin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë 83 ton lëndë toksike.

Arrestim, jo thjesht gjobë…Policia rrugore kryen 8 arrestimet e para

Postuar në 08 Nëntor, 2013 03:03

Neni 291 i Kodit Penal parashikon dënim me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj për dikë që drejton automjetin në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë. Por deri dje, neni ishte zbatuar vetëm për pjesën ku nuk bëhet fjalë për burgimin – gjoba ishte maksimumi i dënimit për këtë vepër penale. Nga dje, gjërat kanë ndryshuar, raporton gazeta DITA – 8 persona, Altin Kasula, Hysni Meka, Oltian Muça, Xhevat Kasa, Enea Totraku, Arif Hoxha, Hysen Stafa dhe Shkëlqim Sokoli janë arrestuar nga policia rrugore në shkelje flagrante të këtij neni të Kodit Penal.

Përplasje në grupin parlamentar të PD-së, Topalli-Bashës: Nuk je i aftë të bësh opozitë dhe të udhëheqësh PD-në

Postuar në 08 Nëntor, 2013 02:58

Gjendja brenda Partisë Demokratike nuk është e qetë sa shihet me sy të lirë dhe jashtë kontureve të godinës së SHQUP, shkruan gazeta Shqiptarja.com, duke sjellë detaje të përplasjeve të grupeve që përpiqen të marrin dominancën në PD, të cilët avash-avash po ravijëzohen. Rasti më i fundit ka qenë ai i mbledhjes së grupit parlamentar të ditës së martë, mbledhje kjo jashtë rendit të ditës, ku ish-kryetarja e Kuvendit, aktualisht nënkryetare e PD dhe deputete e thjeshtë nuk ka kursyer akuzat ndaj kryetarit demokrat, njëherësh kryetar i bashkisë Lulzim Basha.

Krenari ruse: Flaka Olimpike shkon në hapësirë

Postuar në 08 Nëntor, 2013 02:03

Lojërat Olimpike Dimërore të kësaj radhe do të zhvillohen në Soshi të Rusisë. Për të treguar superioritetin dhe krenarinë ruse, një raketë që mbante flakën e Lojërave Olimpike Dimërore, që do të zhvillohen në Soshi të Rusisë vitin e ardhshëm, mbërriti në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Nisma e organizatorëve synon të reklamojë këtë aktivitet të rëndësishëm për shtetin rus. Të shtunën, dy kozmonautë rusë do të kryejnë një ecje historike në hapësirë me flakën olimpike, duke i treguar botës se deri ku ka arritur teknologjia hapsinore ruse.

Zh.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme