TEC italian në Porto Romano, por në anët tona, dmth, Shqipëria dhe Durrësi nuk dinë gjë!

Qeveria italiane miratoi më 19 shtator 2013 ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë elektrike nga TEC-i i Porto Romanos në drejtim të “Çizmes”, gjë që shkakton furtunë në rajonin e Barit, kurse në Durrës nuk është ndërtuar ndonjë TEC me qymyr nga ENEL-i. Sipas numrit të 6 nëntorit 2013, e përditshmja puljeze “Gazzetta del Mezzogiorno”, një linjë e energjisë do të fillojë nga bregdeti shqiptar deri në Polignano dhe do të shtrihet në territoret e qyteteve / komunave të Mola-s, Conversano-s, Rutigliano-s, Turi-t dhe Casamassima-s, thuhet në faqen on line Durrësi.com. Ky projekt, i cili tashmë ka marrë miratimet të ndryshme, përfshirë departamentin e energjisë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për llogari të “Enel Produzione Spa” dhe, që prek rajonin e Sud Est Barese-s, po turbullon ujërat, thuhet më tej në lajmotë gazeta. Në komunat e Sud Est-it, po kërkojnë detaje për këtë projekt, sidomos në zonat ku do të ngrihen kantieret dhe mbi ndikimin në mjedis dhe në një territor në të cilin ka shumë vende arkeologjike dhe zona të mbrojtura. Iniciativa anti-Porto Romano janë ndërmarrë nga bashki / komuna të ndryshme në Itali. Problemi po shkon dhe në parlament. Sipas gazetës, linja e transmetimit të energjisë elektrike do të fillojë nga TEC-i me qymyr në Porto Romano, qyteti i Durrësit, Shqipëri, deri në bregdetin e Polignano-s dhe prej këtej në Sud Est dhe do të hyjë në funksionim në qershor 2014. Ndërkaq Bashkia e Durrësit dhe komuniteti i qytetit dhe komunës së Katundit të Ri, si dhe shoqatat mjedisore kanë kundërshtuar qeverinë e mëparshme për lejen e ndërtimit të TEC-it.
Zh.
Add new comment