Ministri grek i Energjetikës flet për kërkimet në Jon dhe Adriatik. S’zihet fare në gojë (mos)marrëveshja me Shqipërinë!...

Postuar në 08 Nëntor, 2013 11:35

Ministri grek i Mjedisit, Energjetikes dhe Ndryshimeve Klimaterike, Janis Maniatis, ka konfirmuar nisjen e shpimeve dhe kërkimeve për naftë në detin Jon dhe Adriatik. Në një intervistë ekskluzive për “Top Channel” ka deklaruar objektiva interesantë, pa dhënë detaje. “Të gjithë shkencëtarët e fushës u thonë të gjithë politikanëve, të mos shpallin sasira dhe rezerva të mëdha përpara se të fillojnë të shpojnë sondat. Por për të ulur pak zhgënjimin tuaj, mund t’ju them se realisht në detin Jon duket se kemi mjaft “objektiva interesantë”.  Duke u ndalur te bashkëpunimet e ardhshme mes Greqisë dhe Shqipërisë, Maniatis theksoi se në sektorin e energjisë pritet dhe bashkëpunimi më i madh për shkak të projektit TAP, por duke mos përjashtuar as fushat e tjera. Kisha kënaqësinë të kem një bashkëpunim bilateral me ministrin kompetent, ku konsideroj se në çështjet e pyjeve, të biodiversitetit, të administrimit të mbetjeve, por edhe në çështje të tjera, mund të kemi një bashkëpunim të ngushtë, kryesisht përmes përcjelljes së dijes teknike dhe të përvojës nga pala greke drejt palës shqiptare, theksoi Maniatis, pa zënë fare në gojë marrëveshjen e prishur detare nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po per kerkimet ne detin e Kines Jugore nuk paska folur ?</p><p>Greqia nuk ka dalje ne detin Adriatik. E ka thene vertet&nbsp; apo eshte gabimi juaj? Ne rast se e ka then ky minister atehere qenka&nbsp; nje injorant llafazan, ne se e keni thene ju, jeni thjesht injorante.</p><p>P.S. Ne Shqiperi gjeografia mesohet qe ne klasen e katert fillore</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.