Daçiç, thirrje të vetëve për pjesëmarrje në raundin e dytë të zgjedhjeve: Nuk sakrifikojmë për 10 mijë serbët e Mitrovicës

Në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe do të ketë rivotime të pjesshme në zgjedhjet për pushteti komunal, ndërsa në pjesën tjetër të vendit po zhvillohen veprimtari politike për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më një dhjetor. Në njëzetekatër komuna ku do të votohet për postin e kryetarit, partitë politike po kërkojnë mbështetjen e njëra tjetrës duke pasur parasysh gjithnjë se zgjedhjet ndonëse janë për pushtetin komunal, ato shihen si një masë përcaktuese edhe për zgjedhjet e ardhshme për pushtetin qendror, që pritet të mbahen në vitin që po vjen. Ndërsa në Mitrovicën veriore, në tri qendra votimi ku u prishën kutitë, më datën 17 nëntor do të përsëriten zgjedhjet.
Beogradi zyrtar u ka bërë thirrje edhe një herë serbëve të veriut që të marrin pjesë në zgjedhje. Kryeministri Daçiç tha se Serbia nuk është në gjendje të luftojë sërish. Grindje shumë serioze në parlamentin e Serbisë.
"Nëse nuk dalin në votime, kryetar bashkie në veri të Mitrovicës do të bëhet një shqiptar", tha Daçiq dhe shtoi: "Atëherë serbët e bajshin me shëndet!". Serbët në veri, sipas tij, duhet të dalin dhe të votojnë jo për shkak të qeverisë serbe, por për shkak se aty vendoset për fatin dhe ardhmërinë e fëmijëve të tyre. Daçiç paralajmëroi serbët se "Serbia nuk do të sakrifikohet për shkak të 10.000 serbëve në veri të Mitrovicës."
Zh.
Add new comment