Arkiv-Lajme
Arvizu,Rama, Meta, Kodheli për 1 orënë Sheraton, pa lajmëruar mediat. Për se është folur?
P { margin-bottom: 0.08in; }
Pyetet dhe Agolli për armët kimike. Flet për ato atomike.
P { margin-bottom: 0.08in; }
Interesi për të ditur “ç'thuhet” për armët kimike e ka çuar gazetën Panorama deri te Dritëro Agolli, për t'i marrë një prononcim. Dhe Agolli nuk zhgënjen me sensin e tij poetik, kur përgjigjet se “pas armëve kimike vijnë armët atomike.”
A po prish Rama zgjedhjet në Kosovë?
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se kryeministri Hashim Thaçi po vazhdon të bëjë fushatën zgjedhore në Prizren, duke sjellë kryeministrat e vendeve fqinje.
Kur Berisha thërret... kapeni hajdutin
P { margin-bottom: 0.08in; }
Deputeti i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të organizohet të hënën para kryeministrisë për atë që ata e quajnë vjedhje të votës në zgjedhjet vendore në Korçë. Bëhet fjalë pikërisht për vendin ku më 21 janar 2011 ai gjendej brenda, ndërsa protestat me stilolapsa-pistoletë ishin një puç shteti.
Shënim: Kujt i duhet një protestë si kjo?
Fotoja është e protestës së djeshme ndaj idesë se armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri. Nëse ka qoftë edhe një projekt-ide që kjo të ndodhë, kjo projekt-ide duhet kundërshtuar dhe me protesta. Mirëpo, përveç faktit që në protestën "groteske" janë bashkuar dhe njerëz që nuk iu është ndier zëri për gjëmat me plehrat në të shkuarën, asaj i heq shumë nga vlera e vet edhe simbolika e pakuptimtë, gati-gati budallaqe, e zgjedhur për të përcjellë mesazhin.
44 Universitete Shqiptare. Sa japin diploma false?
Koha Jonë raporton se në Shqipëri janë tashmë 44 Universitete private, dhe mundësia që të lëshojnë diploma false është e lartë. Megjtihatë, njëprceos akreditimi është në udhë përmes një agjensie të huaj, dhe pritet të përfundojë vitin që vjen. Zv/ministri i Arsimit Mazniku,shprehet:
Rama në Serbi, ku Berisha nuk shkeli kurrë! Është thyerje tabush? Apo real-politikë?
Serbia do të jetë stacioni i radhës i turit rajonal të kryeministrit, Edi Rama, siç ka njoftuar sot Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai po shkel atje ku Paraardhësi i tij nuk shkeli kurrë, pavarësisht se emri i është përfolur e shoqërizuar shpesh me atë vend. Edhe pse Ministri i Jashtëm, tha se vizita do të ketë qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve ekonomike, pritet që Rama të ngrejë edhe një herë shqetësimin e respektimit të të drejtave të shqipëtarëve, sipas ORA News.
Opinioni gjerman për ShBA, më keq edhe se në kohërat e Xh.W.Bushit. Snowden, një hero!
Skandalet e spiunazhit të NSA-së kanë ndryshuar shumë fort (për keq) opinionin gjermanëve ndaj aleatit të tyre kohëgjatë, sipas një sondazhi të ri, njofton Spiegel. Mosbesimi në Shtetet e Bashkuara ka kapur majat, dhe gjermanët gjtihnjë e më shumë po e konsiderojnë “spiunin” Edward Snowden si hero. Një varg i skandaleve të spiunimit nga NSA deri edhe për MERKEL-in, ka bërë që tahmë vetëm një e treta e gjermanëve ta shohin aleatin e tyre të ehrshëm si partner të besueshëm.
Kristo Frashëri: Erdoganin nuk mund ta pranojnë në BE me “lakrat” që ka në kokë. Turqia, e kalbur nga brenda
“Më vjen keq që as Deklaratën e Pavarësisë nuk lexojnë shqiptarët. Ismail Qemali ishte burri më i mençur e i kulturuar nga të gjithë ne të tjerët që erdhëm pas”, thotë Kristo Frashëri i intervistuar ngamira Kazhani për Mapon.
Historiani i vjetër nuk sheh asgjë të keqe në marrëdhënien e “rigjetur” me Turqinë. Për të ”Turqia është një vend mik dhe që na do për shkak edhe të historisë që kemi. Ajo edhe politikisht është një gjetje, pasi qëndron si kundërbalanca me Greqinë. Si i thonë asaj fjalës, ‘armiku i armikut është miku im’.”
Stefani kundër blerjes së votës në Korçë, por nuk do t'ia lërë këtë luftë "berishizmit"
Në një shkrim te Shqip, Andrea Stefani analizon betejën e opozitës, "berishizmit"siç e quan, për të mbrojtur votën e lirë. Andrea dënon blerjen e votës, qoftë edhe me justifikimin "vetëm rrugën u paguam", por nuk e sheh si luftë të opozitës.
Shkruan Stefani: