A po prish Rama zgjedhjet në Kosovë?

Postuar në 10 Nëntor, 2013 04:44

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se kryeministri Hashim Thaçi po vazhdon të bëjë fushatën zgjedhore në Prizren, duke sjellë kryeministrat e vendeve fqinje.

“Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, përmes postimit në rrjetin social “Facebook” zbuloi se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri Kosovë do të mbahet më 16 nëntor në Prizren. Në Prizren, në këtë kohë po zhvillohen aktivitete para balotazhit ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës. Në kontinuitet, vërehet se z. Thaçi ka nevojë të ndërhyj në aktivitetin zgjedhor të Prizrenit me kryeministra të vendeve fqinje ose të vendeve të tjera”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Bota Sot.

“Ne jemi dy shtete; kemi respektuar fushatën zgjedhore në Shqipëri, prandaj edhe Qeveria e Shqipërisë do të ishte mirë ta respektojë fushatën zgjedhore në Kosovë. Konsideroj se kultivimi i respektit reciprok është i shëndetshëm për marrëdhëniet afatgjata ndërmjet qeverive të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruan Mustafa.

k.c.

Comments

Submitted by Albinot (not verified) on

<p>Isa Mustafa eshte perzier ne Shqiperi.</p><p>Vet Deputei i LDK-se, Arben gashi, hapur ka shkaur dhe ka votuar pro Sali Berishes.</p><p>Ky Isa Mustafa, i veshur nen petkun e komunikzimit, ka ngelur me ide te vjetra komuniste</p><p>Nga inati i gomarit i binte Samarit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.