Stefani kundër blerjes së votës në Korçë, por nuk do t'ia lërë këtë luftë "berishizmit"

Postuar në 09 Nëntor, 2013 10:43

Në një shkrim te Shqip, Andrea Stefani analizon betejën e opozitës, "berishizmit"siç e quan, për të mbrojtur votën e lirë. Andrea dënon blerjen e votës, qoftë edhe me justifikimin "vetëm rrugën u paguam", por nuk e sheh si luftë të opozitës.

Shkruan Stefani:

Berisha me gojën e Bashës po kërkon të pamundurën. Kumbari i manipulimit dhe vjedhjes së votës në Shqipëri, po kërkon të riciklohet si luftëtar për votën e lirë! Skandali i Korçës, ku aktivistë të PS u panë të shpërndajnë lekë për aktivistë të FRESH është, pa asnjë ekuivok, i dënueshëm. Ligjërisht dhe moralisht. Asnjë parti nuk ka të drejtë të financojë, qoftë edhe bileta udhëtimi për në kutinë e votimit. Tolerimi, edhe me pretekstin se “vetëm udhëtimin i paguam”, i hap derën lloj-lloj pazaresh që cenojnë rëndë lirinë e votës. Ligji, drejtësia duhet të japë sa më urgjentisht ndëshkimin për atë që ka ndodhur në Korçë. Ndërkaq, 2 mijë lekëshat e FRESH nuk kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Korçë sepse, sikundër pohoi edhe vetë Basha, trendi dihej. Thënë këtë, duhet të nënvizojmë se skandali i Korçës nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si një “lavatriçe” ku vjedhësit klasikë të votës në PD, të dalin befas si luftëtarë për lirinë e asaj.

k.c.

i plotë:

http://top-channel.tv/artikull.php?id=267259

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Thuaj çfare te duash. Rrotulloje penen nga te gjitha anet. Kjo qe beri Rama ne Korçe eshte e pafalshme. Prishi gjithe imazhin e tij. Shembi shpresat se nje dite Shqiperia do te behet. U dha te drejte atyre qe prej muajsh llapnin duke thene se &quot;njelloj jane te gjithe&quot;. U dha nje shans te papare hajduteve te Berishes per tu treguar si burra te mire&nbsp;qe u dhimbset demokracia etj etj. Turp, turp, turp.</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Sh interesant aresyetimi &quot;ligjor&quot; per mos perseritjen e zgjedhjeve ne Korce - dihej trend-i ..... vras mendjen ne cilin ligj e ka lexuar kete iluminsti Stefani</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>&quot;Berishizmi&quot; me te vertete ka kene nje fenomen negativ ... &nbsp;por edhe ky &quot;Anti-Berishizmi&quot; i z.Stefani apo i edhe ndonje tjetri te ngjashem ka filluar te behet i shpifur..!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.