Rama në Serbi, ku Berisha nuk shkeli kurrë! Është thyerje tabush? Apo real-politikë?

Serbia do të jetë stacioni i radhës i turit rajonal të kryeministrit, Edi Rama, siç ka njoftuar sot Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai po shkel atje ku Paraardhësi i tij nuk shkeli kurrë, pavarësisht se emri i është përfolur e shoqërizuar shpesh me atë vend. Edhe pse Ministri i Jashtëm, tha se vizita do të ketë qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve ekonomike, pritet që Rama të ngrejë edhe një herë shqetësimin e respektimit të të drejtave të shqipëtarëve, sipas ORA News.
Tha Bushati: “Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi dhe kjo besoj se përbën një moment historik në marrdhëniet tona. Ne jemi të vendosur të punojmë për të ardhmen që të forcojmë marrëdhëniet tona ekonomike dhe politike me Serbinë. Ndërsa një takim trilateral mes Ministrave të Jashtëm të Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë do të zhvillohet në vitin 2014″.
k.c.
Comments
Ato qe Sala i bente fshehtas
<p>Ato qe Sala i bente fshehtas (!), Edvin Kristaq Rama i ben haptas, permiresimi eshte i dukshem, lum shqiptaria....</p>
Që do vizitojë Serbinë nuk ka
<p>Që do vizitojë Serbinë nuk ka ndo një të keqe e keqia do ishte në qoftëse do shkojë jo si i barabartë por si i përkulur është gjë e mirë të keshë mardhënje të mira me komshiun por me të drejta të barabarta</p>
Add new comment