Opinioni gjerman për ShBA, më keq edhe se në kohërat e Xh.W.Bushit. Snowden, një hero!

Postuar në 09 Nëntor, 2013 12:41

Skandalet e spiunazhit të NSA-së kanë ndryshuar shumë fort (për keq) opinionin gjermanëve ndaj aleatit të tyre kohëgjatë, sipas një sondazhi të ri, njofton Spiegel. Mosbesimi në Shtetet e Bashkuara ka kapur majat, dhe gjermanët gjtihnjë e më shumë po e konsiderojnë “spiunin” Edward Snowden si hero. Një varg i skandaleve të spiunimit nga NSA deri edhe për MERKEL-in, ka bërë që tahmë vetëm një e treta e gjermanëve ta shohin aleatin e tyre të ehrshëm si partner të besueshëm. Sondazhi, i porositur nga transmetuesi publik ARD dhe gazeta Die Welt, gjeti se vetëm 35 përqind e gjermanëve e konsiderojnë qeverinë amerikane një aleat të besueshëm shifra të papara që nga koha e Presidentit më jopopullor Xhorxh W. Bush. Dyzet e tre përqind thanë se ishin të kënaqur me punën e presidentit amerikan Barak Obama, kur vetëm një vit më parë ai ka gëzuar mbështetjen e 75 për qind të gjermanëve.

Sa për “spiunin” Snowden, 60 për qind e të anketuarve e konsiderojnë hero. Pavarësisht kësaj mbështetjeje të fortë të shumicës, gjermanët ishin të ndarë në mënyrë të barabartë mbi pyetjen nëse vendi i tyre duhet të ofrojë azil për Snowdenin, me 46 për qind që thonë "po" dhe 48 për qind “jo”

Ne.su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.