Shënim: Kujt i duhet një protestë si kjo?

Fotoja është e protestës së djeshme ndaj idesë se armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri. Nëse ka qoftë edhe një projekt-ide që kjo të ndodhë, kjo projekt-ide duhet kundërshtuar dhe me protesta. Mirëpo, përveç faktit që në protestën "groteske" janë bashkuar dhe njerëz që nuk iu është ndier zëri për gjëmat me plehrat në të shkuarën, asaj i heq shumë nga vlera e vet edhe simbolika e pakuptimtë, gati-gati budallaqe, e zgjedhur për të përcjellë mesazhin. Se ç'do një flamur sirian në këtë protestë (ku shkruhet "freedom"), se pse duhet të shtrihen ca fëmijë e të mbulohen me këtë flamur, dhe se ç'lidhje ka kjo me pa-aftësinë e Shqipërisë për të menaxhuar një program shkatërrimi armësh, nuk besoj se mundet t'i japë logjikë njeri.
k.c.
Comments
Ore zoterinj,Sazan Guri eshte

Ore zoterinj,Sazan Guri eshte per te bere estrad jo protest,cuditem si mund ti shkoni prapa nje kllouni te tille i njohur mire nga naftetaret.

O Sazan, nuk po shkon njeri

O Sazan, nuk po shkon njeri prapa Sazan Gurit, duam ti dalim kauzes para! Personalisht nuk me intereson kush e organizon, dua thelbin.

Zoti Kolereto, kam 3 gjera:

Zoti Kolereto, kam 3 gjera: 1. se pari ju lutem munodhuni te shkruani me sakte, me drejtshkrim. Sepse ne 7 rreshta keni 3 gabime ortografike e sintaksore. Kontrollojeni me nje mesuese gjuhe me perpara. 2. Se dyti, Ju me duket se keni vleresim vetem per gjerat qe i beni vete. Cdo gje tjeter qe mund ta bejne te tjeret, ju e perçmoni dhe e nençmoni. 3. Se treti, ç'rendesi ka nese aty vijne njerez qe nuk jane ndjere per ligjin e plehrave??!! Keto dy çeshtje s'kane asnje lidhje me njera-tjetren. Jane si i thone muhabetit "han e Shan, han e Bagdad". Pse duhet te beni gjithmone moralistin ju??!! Apo nuk ju pelqen qe behet proteste kunder Rames dhe hipokrizise se tij mjedisore???!!!

Qenke per tu duartrokitur

Qenke per tu duartrokitur "virtualisht"!

Mendesi e vjeteruar tek ky

Mendesi e vjeteruar tek ky vezhgim. Kritikohet deri ne budallallek simbolika e Alias siriane, e cila ne fakt me ane te kesaj simbolike na kujton ne shqiptareve femijet e shtrire e te vdekur siriane nga helmi, e njekohesisht ben dhe thirrje per paqe ne Siri, gje te cilen ajo e ben vazhdimisht, sepse i dhemb vendi i saj. Ç'te keqe ka ketu, qe te jepen dy mesazhe, kudo dhe kurdo? E dyta: qesendisen ata qe s'kane qene protagoniste me pare me importin e mbetjeve dhe kane ardhur tani tek protesta e armeve kimike. E ç'te keqe ka dhe kjo? Ku ma gjen te shtohen sa me shume pasive, apo te angazhuar me pune te tjera me pare apo qe jane frymezuar me shume nga kjo ngjarje dhe me e rende dhe...nga mund ta dije artikullshkruesi se ata nuk kane kontribuar ne nje menyre apo ne nje tjeter per mjedisin. Ne vend te pergezojme dhe stimulojme, inkurajojme zhvillimin, shtimin, bashkimin, perjashtojme. Ju lutem publikojeni komentin!

mesa une kuptova nga kjo

mesa une kuptova nga kjo foto(ose ajo qe ska kuptuar artikullshkruesi) domethenia e kesaj foto ishte: qe femijet shqiptare mos te perfundojne si ata siriane, te helmuar nga armet kimike duhet ti thuhet JO hyrjes se tyre ne Shqiperi ! Secili perdor simboliken e tij per te protestuar, varet nga aftesia e te tjereve nese arrijne ta kuptojne mesazhin e simbolikes.

Bravo! Rendesi ka kauza dhe

Bravo! Rendesi ka kauza dhe si po e mbron sazani ate tani. Po te merremi me "jo Sazani" por "Lavdoshi" na erdhen armet kimike. Ne raste te tilla vlen bashkimi. T evioje kush te munde, te behet protagonist kush te munde dhe kush e ndjen. Keto kritika si me siper s'kane pike vlere dhe s'jane as te mencura.

dergova nje koment, por s'ma

dergova nje koment, por s'ma keni botuar???

Me vjen per te vjelle kur

Me vjen per te vjelle kur juve si gazetare, ne vend te kapeni me thelbin e gjerave, kapeni me çeshtje periferike, qe nuk i sherbejne aspak ndergjegjesimit te shqiptareve per tu ngritur ne protesta kundra nje kercenimi kaq real qe rrezikon jete e te gjitheve. Qeveria nuk duhet te lejohet absolutisht te beje nje gabim kaq te rende, sepse asnje nuk e votoi kete qeveri per te sjelle armet e arabeve.

Mendësia që përshkon

Mendësia që përshkon artikullin tuaj është një nga ato që i pengon njerëzit të dalin e të shprehen haptazi. Sa herë që dikush guxon të bëjë dicka ndryshe degjohen kritika nihiliste si këto. Lërini njerëzit të provojnë!

Add new comment