Kristo Frashëri: Erdoganin nuk mund ta pranojnë në BE me “lakrat” që ka në kokë. Turqia, e kalbur nga brenda

“Më vjen keq që as Deklaratën e Pavarësisë nuk lexojnë shqiptarët. Ismail Qemali ishte burri më i mençur e i kulturuar nga të gjithë ne të tjerët që erdhëm pas”, thotë Kristo Frashëri i intervistuar ngamira Kazhani për Mapon.
Historiani i vjetër nuk sheh asgjë të keqe në marrëdhënien e “rigjetur” me Turqinë. Për të ”Turqia është një vend mik dhe që na do për shkak edhe të historisë që kemi. Ajo edhe politikisht është një gjetje, pasi qëndron si kundërbalanca me Greqinë. Si i thonë asaj fjalës, ‘armiku i armikut është miku im’.”
Ai nuk beson se jemi më mirë me Turqinë se në BE, dhe thotë: “Shqipëria e ka vendin në BE. Bashkimi Europian është një superfuqi. Turqia duket e mirë nga jashtë, por është e krimbur nga brenda. Ajo kërkon vetë të jetë në BE, po zor se do e pranojnë me këto politikat islamiste. Ky Erdogani nuk duket ta ketë shumë drejt këtë kauzë. Më lakrat që ka në kokë ai, vështirë se e pranon BE.”
k.c.
http://mapo.al/2013/11/09/kristo-frasherite-gjithe-kane-kthyer-kurrizin/
Comments
Kristo Frasheri ka lakera dhe

Kristo Frasheri ka lakera dhe ne nje fare menyre eshte rudhur. Kush desheron t hyje ne EU nuk ka armiq sic desheron ai te na sjelle preiudhen e luftes se ftohte.

Ne nuk kemi meshire. Ne nuk

Ne nuk kemi meshire. Ne nuk kursejme asnje njeri. nuk kursehen as klasiket apo koloset e kultures, nuk kursehen as korifejte! Respekti eshte nje shtampe, nje vule, nje sigel apo logo e qyteterimeve normale, eshte nje imperativ etik, eshte nje parim e premtim per paqe, eshte nje impuls e mall njerzor. Po te ne, njerzoja eshte arratisur dhe impeativi yne eshte egoizmi e intoleranca, cdo gje eshte siperfaqsore dhe mediokrit jetojne lavdine e tyre. Te ne konflikti dhe urrejtja eshte e perbindeshme dhe nuk flitet per rrespekt, dhe ne nuk po jemi ne gjendje te ndertojme as ura komunikimi ne mes nesh dhe jo me vlersim reciprok. Perkulem perpara autoritetit Tuaj dhe ju heq kapelen klasikut Kristo Frasheri.

E verteta eshte e hidhur. K.

E verteta eshte e hidhur. K. Frasheri e shpall Greqine armikun e Shqiperise dhe duke perdorurr vetine tranzitive Turqine si mikun e Shqiperise (meqe eshte "armik" me Turqine). Keshtu thote artikulli siperm. Per aq sa thote, veshtire te kesh respekt per konluzione te tilla gjeopolitike te nje pensionisti ne moshe mjaft te madhe per te dhene orientime (pamvaresisht nga karriera e dikureshme e tij) qe bien ndesh me praktiken europiane ku synohet te hyje Shqiperia. Fjalet e shumta jane fukarallek.

Respekte per profesorin!

Respekte per profesorin!

Edhe njehere ndaj te njejtat

Edhe njehere ndaj te njejtat opinione me ju, respekt profesor!

Vërtet duhet të ndihemi

Vërtet duhet të ndihemi krenarë që kombi ynë ka nxjerë mëndje të ndritura përshëndetje PROFESOR dhe jetë të gjatë në të mirë të kombit

Add new comment