Arkiv-Lajme

Protesta e opozitës, piruetë nga Korça te Siria

Postuar në 11 Nëntor, 2013 05:53

Kur lëvizja Mjaft njoftonte protestat kundër qeverisë Nano përpara kryeministrisë këtu e tetë vjet më parë, opozita demokrate u bashkua dhe mbushi bulevardin duke bërtitur “Nano Ik”. Edhe pse kauza ishte e përbashkët, Mjaft u detyrua atëherë t’i përgjigjej “akuzës” për aleancë me PD, se nuk mund të ndalonte askënd t’i bashkohej protestës së saj. Dy mandate dhe një kryetar partie me vonë, PD gjendet në rrethana të ngjashme, edhe pse nga premisa të ndryshme.

Kajsiu: Pse lëndët kimike siriane do na helmojnë trefish

Postuar në 11 Nëntor, 2013 05:17

Përfaqësuesi i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Blendi Kajsiu, ka shkruar sot në Panorama mbi arsyet pse pranimi i stoqeve kimike nga Siria rrezikon një helmim të trefishtë për Shqipërinë. “Së pari”, thotë Kajsiu, “rrezikohet helmimi i qytetarëve dhe ambientit ku ne jetojmë. Së dyti, rrezikohet helmimi i ekonomisë shqiptare. Së treti, rrezikohet helmimi i demokracisë sonë të brishtë”.

Rama jep një “hint” për stoqet kimike: Me SHBA-në dhe NATO-n edhe për çarmatosjen e Asadit

Postuar në 11 Nëntor, 2013 04:23

Kryeministri Edi Rama jep një “indicie” mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës amerikane për shkatërrimin e stoqeve kimike të regjimit sirian të Bashar Asadit, pikërisht në ceremoninë e prezantimit të kreut të ri të Forcave të Armatosura, gjeneral major Jeronim Baze. “Qeveria jonë i jep rëndësi të posaçme partneritetit strategjik me SHBA, dhe mishërimit të këtij partneriteti në frontin e NATO-s nga llogoret e Irakut dhe Afganistanit tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri”, tha Rama duke shtuar se “SHBA është miku dhe aleati më i madh i shqiptarëve”.

Arben Frroku me dyer të mbyllura: Konfliktin me komisarin ja lashë drejtësisë, s’kam gisht

Postuar në 11 Nëntor, 2013 03:24

Konfliktet publike që ka pasur me komisarin e ndjerë Dritan Lamaj nuk e bëjnë përgjegjës apo implikojnë në vrasjen e tij, pasi ia kishte ndjekur rrugën ligjore duke i denoncuar këto problem në organet përkatëse dhe hetimin e tyre e ka lënë në dorën e tyre. I pyetur në një seancë me dyer të mbyllura, i pandehuri Arben Frroku që para dy ditësh u ekstradua nga Greqia, e arsyetoi kështu historinë që sipas organeve të hetimit e bëjnë të dyshuar për atentatin ndaj oficerit të policisë mbrëmjen e 24 shkurtit 2013.

Shirgjan, Elbasan. Edhe atje janë të shqetësuar për armët kimike

Postuar në 10 Nëntor, 2013 14:21

Deri edhe banorët e komunës Shirgjan, në qytetin e Elbasanit, kanë protestuar sot kundër shkatërrimit të armëve kimike në uzinën e Mjekësit. Në fakt, bëhet fjalë për një reagim ndaj deklaratës së paradisa ditëve së kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili tha se armët kimike siriane mund të dërgohen në uzinën e Mjekësit për t’u çmontuar.

Al Jazeera investigon: Arafati vdiq i helmuar!

Postuar në 10 Nëntor, 2013 12:05

Al Jazeera ka kryer një investigim të përmasave botërore për të arritur në përfundimin që lideri historik palestinez mund të jetë vrarë. Një dokumentar ekskluziv argumenton se ai është helmuar.

Negociatori palestinez Saeb Erekat tregon për Al Jazeera-n se si ai e thërriti Konsullin e Përgjithshëm të SHBA-ve në Jeruzalem dhe iu lut: "Ju lutem, shëndeti i Presidentit Arafat është përkeqësuar. Ne dyshojmë se ai ishte helmuar. Pra ju lutem, nëse ju mund të kontaktoni izraelitët dhe të na japin antidotin, ne do ta vlerësonim shumë.”

Basha fton qytetarët në protestë, por, i mbledh më parë para selisë së PD-së

Postuar në 10 Nëntor, 2013 11:28

Si gjithmonë, në fillim merr një vendim deputeti Berisha, pastaj e mbështet kreu i opozitës Basha.

Ky i fundit duket se kërkon ta fusë një protestë për votën e lirë nën siglën e PD, sepse u ka lënë takim qytetarëve në 14:00 para selisë (së re) të partisë. Në një deklaratë për mediat Basha u bëri thirrje qytetarëve ti vënë fre paligjshmërisë dhe arbitraritetit të dyshes Rama-Meta.

Meta, Mos do nisë lufta me Presidencën?

Postuar në 10 Nëntor, 2013 10:29

P { margin-bottom: 0.08in; }

Kryetari i Parlamentit flet për kthimin mbrapsht të aktit normativ për statusin e nëpunësit civil nga presidenti Nishani. Mediat kanë raportuar sot se Ilir Meta shprehet se lidhur me vendimin e Kuvendit, që u kthye mbrapsht nga presidenti tri ditë më parë, do të procedohet në mënyrë kontruktive, parimore dhe transparente”.

Lufta në Kosovë, ish-komandanti serb rrëfen si i zienin kafkat e shqiptarëve dhe bënin llampa…

Postuar në 10 Nëntor, 2013 08:41

Portali Telegrafi.com sjell rrëfimin e Slobodan Stojanovic, komandantit (tashmë në pension) të stacionit policor në Cërna Trava , ish-anëtar i Çetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale, dëshmitar i dikurshëm i mbrojtur shteti. Ai ka folur për E-Novine për krimet ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, nga gushti deri në tetor 1998. Ato, thotë ai, i kanë kryer një “hordhi e kriminelëve” në uniforma policie. Policët që akuzon thotë se për gjithçka që kanë bërë në Kosovë janë dekoruar dhe graduar.

“Dita” hap kartat: më 1997, Breisha pajisi 476 persona me pasaporta diplomatike brenda pak ditësh (dhe bën një paralele me 2013)

Postuar në 10 Nëntor, 2013 07:45

P { margin-bottom: 0.08in; }

Gazeta ‘DITA’ disponon një mori dokumentesh të tjera se si janë pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi jo pak, por 476 persona, thuajse të gjithë besnikët që i kishin mbetur Partisë Demokratike dhe Berishës në vitin 1997. Të gjitha këto kanë ndodhur brenda pak ditësh.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme