Lufta në Kosovë, ish-komandanti serb rrëfen si i zienin kafkat e shqiptarëve dhe bënin llampa…

Postuar në 10 Nëntor, 2013 08:41

Portali Telegrafi.com sjell rrëfimin e Slobodan Stojanovic, komandantit (tashmë në pension) të stacionit policor në Cërna Trava , ish-anëtar i Çetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale, dëshmitar i dikurshëm i mbrojtur shteti. Ai ka folur për E-Novine për krimet ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, nga gushti deri në tetor 1998. Ato, thotë ai, i kanë kryer një “hordhi e kriminelëve” në uniforma policie. Policët që akuzon thotë se për gjithçka që kanë bërë në Kosovë janë dekoruar dhe graduar.
Stojanovic thotë se për krimet monstruoze kundër civilëve dhe robërve asnjë prej kryesve të policisë nuk ka reaguar, ndërsa pohon se Prokuroria serbe për Krime Lufte, konkretisht zëvendësprokurori Dragoljub Stankovic, ka përgatitur mbrojtjen e serbëve të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

Pjesë nga rrëfimi:

“Një anëtar i Çetës së Pirotit, shqiptarit të vdekur ia ka prerë kokën. Me ditë të tëra pastaj e ka zier në një tenxhere. Nga ajo i hoqi katër dhëmbë prej ari, pastaj ka shkuar në shtëpi dhe kafkën e ka ngjyrosur dhe nga ajo ka bërë një llambë tavoline, shkruan e-novine, duke u bazuar në rrëfimin e një dëshmitari serb, i cili tmerret që ka parë në Kosovë thotë se nuk i sheh në asnjë film.
Trupi i shqiptarit ishte në një kodër mbi Rahovec, ndërsa u vra në luftime.“Të njëjtën e ka bërë me një grua të vrarë. Edhe asaj ia ka prerë kokën në të njëjtën mënyrë dhe nga ajo ka bërë një llambë. Ka thënë se tash e ka një çift. Njerëzit normalë ishin të tronditur. E dinim këtë të gjithë, edhe komandanti i kompanisë dhe 80 për qind e policëve”.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.