Arben Frroku me dyer të mbyllura: Konfliktin me komisarin ja lashë drejtësisë, s’kam gisht

Konfliktet publike që ka pasur me komisarin e ndjerë Dritan Lamaj nuk e bëjnë përgjegjës apo implikojnë në vrasjen e tij, pasi ia kishte ndjekur rrugën ligjore duke i denoncuar këto problem në organet përkatëse dhe hetimin e tyre e ka lënë në dorën e tyre. I pyetur në një seancë me dyer të mbyllura, i pandehuri Arben Frroku që para dy ditësh u ekstradua nga Greqia, e arsyetoi kështu historinë që sipas organeve të hetimit e bëjnë të dyshuar për atentatin ndaj oficerit të policisë mbrëmjen e 24 shkurtit 2013. Në një seancë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, që zgjati afro dy orë, Frroku rrëfeu të gjithë itinerarin dhe lëvizjet e tij përgjatë 24 orëve të 24 shkurtit dhe arsyet përse nuk ka gisht në ekzekutimin e ish-shefit të komisariatit të Kombinatit. Por, pavarësisht alibisë, nuk mundi ta bindë dot gjykatësen Etleva Deda, të ndryshonte masën e sigurisë, që pati marrë ndaj tij në mungesë. Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë, pasi mesa duket u bind nga fjala e prokurorit, i cili tha se ka prova të qëndrueshme për çështjen mbi të cilën ngrihen dyshimet mbi Arben Frrokun.
a.k
Add new comment