Arkiv-Lajme

Olldashi në Kuvend: Historiku i zgjedhjeve shqiptare nga ’91-i e këtej, vetëm vjedhje; më 23 qershor e kemi fajin vetë, bëmë sikur nuk pamë!

Postuar në 08 Nëntor, 2013 00:53

Deputeti demokrat, Sokol Olldashi në një fjalim të mbajtur në Kuvend ka fajësuar të dyja palët për gjendjen ku është katandisur e drejta e votës. Duke folur për reagimin e opozitës për çështjen e Korçës, ai  ka bërë një historik se si të dyja palët kanë blerë e tjetërsuar vota e mandate deputetësh. Në vitin 1991- 1992 nuk është paguar asnjë lek, sepse njerëzit e bënin gjithçka me moral e dëshirë, si tanët, si tuajët, u ka thënë ai deputeëve socialist, më vonë nisën të paguhen komisionerët, të paguhen makinat, më pas filluan të paguhen shtresat e marxhinalizuara.

Shënim: 7 të vdekur në një ditë në miniera. S’ka ku të vejë më rëndë, por edhe më e rëndë është kur politika spekulon me vdekjen

Postuar në 08 Nëntor, 2013 00:44

Ka ndodhur edhe më parë nga të dy krahët e politikës. Dhe, megjithë thirrjet njerëzore të familjarëve të lënduar, po ndodh përsëri: që kërkohet kapital politik me vdekjet, me aksidentet të çfarëdo përmase apo lloji që janë ata.

Protesta. Asnjë lloj fryme anti-amerikane, megjithatë Arvizu shpejton të sqarojë se Shqipëria duhet të ndihmojë për armët e Sirisë…

Postuar në 08 Nëntor, 2013 00:34

Qindra qytetarë, ambientalistë dhe gazetarë protestuan para Kryeministrisë kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në vendin tonë.  Ndërkohë, ambasadori amerikan, duke folur për mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri, ka thënë nga Shkodra se vendet e përgjegjshme duhet të ndihmojnë në këtë proces. SHBA vlerëson dhe falenderon qeverinë e Shqipërisë për pozicionin e fortë lidhur me rezoluten 2118 të Këshillit të Sigurimit të OKB për eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë.

Olldashi: Nuk mund të fshehim kokën si struci dhe të themi që fajin e ka PS-ja

Postuar në 07 Nëntor, 2013 18:19

Ka qenë mëse i papritur fjalimi i deputetit të PD-së Sokol Olldashi dje në Kuvend. duke folur për Korçën, rivali i Bashës në garën e kontestuar për kreun e PD-së tha:

Rama: Fraza e Erdogan, keqkuptim si me Xhon Kenedin në Murin e Berlinit

Postuar në 07 Nëntor, 2013 15:38

Kryeministri Edi Rama, duke folur në një intervistë për Janush Bugajskin në AS u pyet edhe për frazën e fundit të Erdogan në Kosovë.

Pyet Bugajski: Turqia ka vendosur marrëdhënie të mira me disa vende të Ballkanit, por kohët e fundit, gjatë vizitës së kryeministrit Erdogan në Prizren, ai bëri një deklaratë, për të cilën më vonë tha se u keqinterpretua, se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”. Kjo u prit shumë keq në Beograd. Sipas mendimit tuaj, ç‘donte të thoshte ai? Ç’nënkuptonte me këtë?

Do mjaftojnë këto protesta për t'i refuzuar?

Postuar në 07 Nëntor, 2013 13:49

Qytetarë të Tiranës dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sot në një protestë para Kryeministrisë dhe kryesisë së Parlamentit ku kanë kërkuar nga qeveria shqiptare të mos marrë vendim pro shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë.

Dosja siriane, thikë me dy presa - thotë gazetari që konsultoi Le Monde për intervistën me Bushatin

Postuar në 07 Nëntor, 2013 11:37

Qeveria shqiptare nuk mund të studjojë një kërkesë që s’i vjen zyrtarisht nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, tutelë për momentin e dosjes siriane - thotë gazetari Genc Burimi në një intervistë për Ditën, lidhur em debatin mbi asgjesimin e armëve kimike siriane në Shqipëri.

Burimi është konsulenti i gazetarit të Le Monde që intervistoi ministrin e jashtëm shqiptar Bushati gjatë vizitës së fundit në Francë.

Duhet t’i japim kohë opozitës së re që të gjejë veten - thotë Meta. Ironi?

Postuar në 07 Nëntor, 2013 09:14

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për seksionin shqip të radios Deutsche Welle dhe ndër të tjera, e pyesin: "Vlerësoheni në opinion për maturi në menaxhimin e seancave parlamentare duke futur qetësinë dhe tolerancën. Ndërkohë që jashtë parlamentit klima politike duket e acaruar dhe ende nuk ka një hap për dialog me opozitën. Zoti Meta ju çfarë do të sugjeronit që të dilet nga ky ngërç politik?"

Ankimoni Korçën dhe vetë 23 Qershorin nëse doni - thotë Rama

Postuar në 07 Nëntor, 2013 09:09

Njëherë e një kohë ishte një ministër i PS-së që në zonën e tij i humbi zgjedhjet (socialistët i kishin fituar gjithmonë në atë zonë) dhe ai u bë qesharak duke u ankuar që i vodhën votat, që bandat u turrën dhe ia morën padrejtësisht atë që sovrani kishte bërë gati për të. Besoj se ai ishte një rast fatkeq i një njeriu, por sot është një opozitë e tërë - tha Rama sot në Kuvend, nderkohe qe deputetët e PD-së hodhën në sallë kartmonedha 2 mijë lekëshe me fytyrën e Ramës të stampuar.

Al-Jazeera dhe e veja e Arafatit kishin të drejtë

Postuar në 07 Nëntor, 2013 08:49

Ekspertë zviceranë të mjekësisë ligjore kanë marrë mostra nga kufoma e ish-udhëheqësit palestinez Jaser Arafat që tregojnë praninë e niveleve të larta të izotopeve të materialit radioaktiv polonoium 210.
Zbulimet nga specialistët e Universitetit të Lozanës u bënë të ditura dje në një raport me 108 faqe dhe u publikuan nga faqja elektronike e rrjetit mediatik Al-Jazeera. Hetimet u hapën me kërkesë të së vejës së Arafatit, Suha dhe rrjetit mediatik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme