Duhet t’i japim kohë opozitës së re që të gjejë veten - thotë Meta. Ironi?

Postuar në 07 Nëntor, 2013 09:14

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për seksionin shqip të radios Deutsche Welle dhe ndër të tjera, e pyesin: "Vlerësoheni në opinion për maturi në menaxhimin e seancave parlamentare duke futur qetësinë dhe tolerancën. Ndërkohë që jashtë parlamentit klima politike duket e acaruar dhe ende nuk ka një hap për dialog me opozitën. Zoti Meta ju çfarë do të sugjeronit që të dilet nga ky ngërç politik?"

Përgjigjet Meta: Nuk mendoj se ka ngërç politik, por një proces të natyrshëm riadaptimi të partive politike në pozicionet përkatëse. Eshtë normale që opozita e re të bëjë opozitë, dhe ne e mirëpresim këtë. Madje duhet t’i japim kohën e nevojshme opozitës së re që të gjejë vetveten dhe të fuqizohet. Kështu duhet të funksionojnë gjërat në demokraci. Ne si Kuvend, do të fokusohemi në rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes në konsultime dhe vendimmarrje dhe në rritjen e cilësisë së dialogut politik mes palëve. Më vjen mirë që tashmë, dialogu zhvillohet në Parlament dhe në Komisionet parlamentare, ku opozita ka përfaqësimin maksimal të mundshëm. Ju garantoj se opozita do të ketë hapësirë pa kufi për të shprehur shqetësimet e saj dhe për të kontribuar në reformat që na presin. a.n.

 

http://www.dw.de/meta-rajoni-%C3%ABsht%C3%AB-ndar%C3%AB-nga-...

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Meta ka sh te drejte sepse dje ishte ne pushtet me opoziten e re dhe sot eshte ne pushtet me opoziten e vjeter ...&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.