Ankimoni Korçën dhe vetë 23 Qershorin nëse doni - thotë Rama

Postuar në 07 Nëntor, 2013 09:09

Njëherë e një kohë ishte një ministër i PS-së që në zonën e tij i humbi zgjedhjet (socialistët i kishin fituar gjithmonë në atë zonë) dhe ai u bë qesharak duke u ankuar që i vodhën votat, që bandat u turrën dhe ia morën padrejtësisht atë që sovrani kishte bërë gati për të. Besoj se ai ishte një rast fatkeq i një njeriu, por sot është një opozitë e tërë - tha Rama sot në Kuvend, nderkohe qe deputetët e PD-së hodhën në sallë kartmonedha 2 mijë lekëshe me fytyrën e Ramës të stampuar.

Rama e ftoi PD-në t'u drejtohet institucioneve: "Çdo gjë që ka lidhje me votën nuk është as e diskutueshme dhe as e negociueshme dhe ju keni të drejtën e zotit që ju ta vërtetoni nëpërmjet drejtësisë. Ankimoni gjithë zgjedhjet e 23 qershorit madje bëni dhe ironi banale për pagesat e transportit për ata të rinj që vunë fytyrën e tyre dhe zërin e tyre tërësisht në dispozicion të prokurorisë. Unë e kam thënë dhe më parë dhe e përsëris këtu sot. Çdo gjë, që ka lidhje me votën për mua vetë dhe për të gjithë këtu kemi luftuar shumë kemi sakrifikuar jo pak, kemi humbur dhe njerëz. Nuk është as e diskutueshme as e negociueshme dhe keni gjithë të drejtën e Zotit që interpretimin tuaj ta verifikoni në të gjitha rrugët që ju i konsideroni të drejta dhe që kushtetuta ia njeh, jo një opozite të tërë, por dhe një individi të vetëm që të kërkojë të drejtën e tij. Në këtë pikë jam 100% me ju.." a.n.

 

http://mapo.al/2013/11/07/vjedhja-e-votes-rama-tregon-opozit...

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po Rama perse si coi ne gjykate zgjedhjet e 2009 po protestonte rrugeve.Perse per videon e Fiksit kunder MEtes - cfare nuk beri- tani si pelqen.Perse ju gazetare- nuk shkruani per keto qendrime dy fytyreshe- apo ju shkon per shtat kur behet fjale per Ramen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.