Nano: Që takimi mes Ahmetit e Thaçit të mos jetë një qokë

"Kur të shkruhet një ditë historia e marrëdhënieve mes udhëheqësve shtetërorë e politikë të Shqipërisë me eksponentët e politikës shqiptare në Maqedoni, kanë për të dalë në shesh xhevahire të lloj-llojshme, por mbi të gjitha ka për të dalë në shesh roli përçarës i “trimave” të Tiranës - shkruan Mustafa Nano në Zululandin e sotëm në DITA, duke theksuar se "baruti i sherrit mes shqiptarëve që bëjnë politikën në Maqedoni është ndezur dhe nga Tirana zyrtare, përfaqësuesit e së cilës e kanë pasur më të lehtë të luajnë rolin e tyre paternalist në një rrethanë konfliktuale".
Shkruan Nano: "Takimi mes Ahmetit e Thaçit në prani të Ramës, dhe fotoja e shkrepur, mund të kenë një domethënie më të vogël se sa ajo që është përceptuar këto orë. Por fakti që ata kanë qenë të dy një copë herë nuk mund të mohohet. Po kështu, kanë qenë edhe dje, me Ramën në mes, në përurimin e një ekspozite, duke folur njëri pas tjetrit nga foltorja e aktivitetit. Dhe kjo ngjarje nuk është një gjë që ndodh çdo mëngjes në Tetovë e në Shkup. Prandaj mund të regjistrohet qysh tani si një çalltisje inteligjente e konstruktive e Ramës, për të cilën duhet përshëndetur e mbështetur. Tok me dy udhëheqësit politikë luftarakë dhe epikë, Ali Ahmetin e Menduh Thaçin..." a.n.
E plotë:
http://gazetadita.al/qe-takimi-mes-ahmetit-e-thacit-te-mos-j...
Comments
Keto qe thoni ju ketu kane

Keto qe thoni ju ketu kane rendesi , por ne keto dite me e rendesishme eshte mbrojtja nga helmet e ardhura nga Siria , kur USA kerkon te na e ktheje Shqiperine ne kosh plehrash

Doja te te falenderja Mustafa Nano per pjesmarjen tuaj ne protesten kunder ardhjes se armeve kimike te Sirise ne Shqiperi

Sapo e pashe qe VETEM JU ,( nga gjithe ata analiste e gazetare qe ka atje ne Tirane ) kishit mare pjese ne Protesten kunder shkaterimit te atyre armeve kimine ne Shqiperi dhe nuk dija ku te te falenderoja per ndergjegjen e larte qytetare qe treguat , dha ja e bera felenderimin tim ...

E tregove veten me te vertete Zotni

Te lumte dhe Faleminderit ! Zoti te bekofte !

Add new comment